Kush do të jetë president i ri i Rusisë?

Kush do të jetë president i ri i Rusisë?

Në mars të 2018-s, Rusia do të votojë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Fitues i pakonkurencë mund të duket se është presidenti në detyrë, Vladimir Putin, që përgjatë dy dekadave të fundit ka qenë herë president e herë kryeministër. Por një sondazh i fundit i bërë nga Qendra Levada, e cila është e pavarur […]

Në mars të 2018-s, Rusia do të votojë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Fitues i pakonkurencë mund të duket se është presidenti në detyrë, Vladimir Putin, që përgjatë dy dekadave të fundit ka qenë herë president e herë kryeministër. Por një sondazh i fundit i bërë nga Qendra Levada, e cila është e pavarur gjeti se më shumë se një e katërta e rusëve janë të pavendosur se për kënd do të votojnë, ndërsa Putini ende madje as nuk e ka shpallur kandidaturën e tij, duke thënë se do të mendojnë nëse do të garojë ose jo.

Por, kush do të kandidojë kundër tij, dhe sa popullorë janë këta njerëz? Në Rusi janë më shumë se 100 parti politike, por vetëm gjashtë janë të përfaqësuara në parlament. Rusia e Bashkuar është larg më e madhja, e cila udhëhiqet nga Putini, e ndjekur nga Partia Komuniste, Partia Liberal-Demokrate, Partia Veç Rusia, Rodina dhe nga Partia për Platformë qytetare.

Me mbështetjen e Partisë komuniste garon Gennady Zyuganov, një 73 vjeçar i cili e ka udhëhequr partinë e tij që nga viti 1993. Zyuganov ka qenë pjesë e politikës ruse që nga kolapsimi i Bashkimit Sovjetik. Ai nuk e përkrahu shpërbërjen e BRSS-së dhe reformat qeveritare që ndërmori lideri i mëparshëm Mikhail Ghorbachev, dhe ka qenë mjaft radikal në vitet e fundit. Ai e ka kritikuar vazhdimisht rritjen e pabarazisë ekonomike dhe ka lobuar për një rikthim në rendin socialist. Ai ka garuar për president katër herë, madje duke qenë afër të mposhte Boris Yeltsinin. Mbështetja aktuale për të është rreth 2%.

Një tjetër sfidues është edhe lideri i Partisë Liberal-Demokrate, Vladimir Zhirinovsky. Ky i fundit është përshkruar si versioni rus i Donald Trumpit. Ai është i njohur për pikëpamjet ekstreme nacionaliste e populiste të kombinuara me një stil të egër dhe impulsiv në retorikën anti-amerikane. Njëherë ai e kishte filluar një përleshje në parlament duke e pështyrë liderin e një partie tjetër dhe ka premtuar se do t’i qëllonte oponentët e tij politikë nëse do të zgjidhej presidentit në vitin 2018. Ai madje ka kërkuar ndërtimin e një muri përgjatë Rusisë për t’i mbajtur jashtë myslimanët, dhe në zgjedhjet e 2016-s i kishte dhënë mbështetje Donald Trumpit. Gjerësisht dihet se kjo parti nuk është as liberale e as demokratike, por thjesht fashiste. Në fakt, supozohet që është vendosur si parti e rreme opozitare nga KGB-ja në mënyrë që të merrte votat e krahut ultradjathtist rus. Edhe Zhirinovski për momentin, ka 2% mbështetje.

Më i fundit, dhe ndoshta më seriozi, është Aleksei Navalny, lideri i partisë për Progres, e cila nuk ka ulëse në parlament. Navalny është një ndër kritikët më të mëdhenj të Vladimir Putinit, dhe të korrupsionit në Rusi. Ai ka bërë thirrje për një decentralizim të pushtetit në qeveri, duke e ndërruar formën e republikës në parlamentare, dhe poashtu ai kërkon shkëputjen e gjyqësisë nga ndikimi i presidentit. Ai është arrestuar vazhdimisht nga autoritetet ruse, për herë të fundit më 2 tetor të këtij viti, për thirrjen që qytetarët t’i bashkoheshin një “proteste të pakoordinuar” kundër korrupsionit. Disa besojnë që shpallja e kandidaturës nga figura e njohur televizive Ksenia Sobchak është mënyra e Putinit për të kontrolluar opozitën gjatë zgjedhjeve, pa i kërcënuar në të vërtetë shanset e tij për fitore. Navalny në sondazhe ka 1% të mbështetjes.

Është e qartë se nuk ka një diversitet real të zgjedhjeve për presidentin e ardhshëm rus. Është e rëndësishme të theksohet që zërat publik që bëjnë opozitarizëm ndaj Putinit janë shumë jopopullor, e ndonjëherë edhe të rrezikuar. Autoritetet rregullisht i ndjekin mediat e pavarura dhe disidentët. Dhe, edhe nëse presidenti rus Putin, zgjedh të mos kandidohet për një mandat tjetër, që është diçka e pazakonshme, shumica e rusëve kanë thënë që do të votonin për secilin kandidat që merr mbështetjen e Putinit. Dhe ndërsa ligi rus i lejon një presidenti të ketë vetëm dy mandate në vazhdimësi, Putini e ka kaluar këtë vështirësi duke qenë Kryeministër, gjë që ia garanton të qenët në pushtet deri në vdekje.

Pra, kush do të jetë kryeministri i ri rus? Mendoj se të gjithë e dimë përgjigjjen. | Nowthisworld | Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?