Kush ishte Adelajda, vdekja e së cilës tronditi shqiptarët

Kush ishte Adelajda, vdekja e së cilës tronditi shqiptarët

‘Fije’ që u prenë në mes në një mëngjës të diele duke mbuluar me zi familjen por dhe të gjithë ata që e njohën Adelajda Xhamanin. Ajo u nda nga jeta në banesën e saj  dhe e vetme pa çelur ende dita në moshën 31 vjeçare.  Ishte pikërish shtëpia e saj ku Adela po përgatiste […]

‘Fije’ që u prenë në mes në një mëngjës të diele duke mbuluar me zi familjen por dhe të gjithë ata që e njohën Adelajda Xhamanin.

Ajo u nda nga jeta në banesën e saj  dhe e vetme pa çelur ende dita në moshën 31 vjeçare.  Ishte pikërish shtëpia e saj ku Adela po përgatiste një rrugëtim të ri që do të fillonte së shpejti në televizionin Fax News. 15 nëntori ishte data kur Adela do të hapte dyert e një emisioni të ri ‘Shtëpia e Adelës’. Dhe si për ironi të jetës mëngjesin e sotëm ajo u shua në banesën e saj në rrugën e Thesarit në Tiranë.

Një figurë mjaft e dashur për publikun shqiptar që u bë e njohur për hërë të parë në edicionin e dytë të Big Brother Albania kur ishte vetëm 22 vjeç. Një vajzë nga Kavaja që zgjodhi të thyejë mentalitetin e zonës së saj, dhe që u pëlqye mjaft nga publiku për thjeshtësinë dhe ciltërsinë e saj.

Me mbarimin e kësaj eksperience Adela ndoqi rrugën e telëvizionit ku ka qenë pjesë  në spektaklin Dance with the Stars  në zonën e  quajtur si ‘Gold Room’ , e më pas tek ‘Vila 24”, në televizionin News 24. Adela do të mbahet mend edhe si këngëtare.

Adela u bë pjesë e ‘Këngës magjike’  në vitin 2010 me një këngë të kompozuar nga Pirro Çako dhe e këndonte krah të dashurit të saj Bjordi Mezini.

Më tej duke u bërë ndër gazetaret më të mira të showbizit shqiptar ku kulmoi edhe si kryeredaktore e revistës ‘Who’. Së fundmi  ajo u bë pjesë e televizionit më te ri shqiptar Fax News ku më 15 nëntor do të çelte puntatën e pare të emisionit të saj, por kjo mbeti thjesht një ëndërr. Ngjarja e rëndë ndodhi si shkak thuhet të jetë ataku në zemër.

Detaji më i fundit që mësohet nga policia është se gazetarja vuante nga sëmundja e epilepsisë. Personat që vuajnë nga epilepsia kanë më shumë gjasa të vuajnë dhe nga sëmundje të tjera siç janë ato kardio vaskulare, në krahasim me njerëzit e tjerë.

Ende nuk ka dalë një raport mjekësor për shkakun e vdekjes së ish banores, por lidhja mes epilepsisë dhe sëmundjes së zemrës mund të jetë jetë një nga shkaqet e vdekjes së saj të parakohshme.

Ndërkohë të afërm të saj kanë hedhur poshtë faktin se ajo vuante nga kjo sëmundje, duke lënë enigmë deri në këto momente shkakun e vërtetë të ndarjes së saj nga jeta.

Vdekja e Adelajdës ka bërë të flasin për një jetë të shuar në mes duke e cilësuar si një  vajzë luftarake deri në momentin e fundit. Kujtimi i saj do ë mbetet i paharruar! /Gazeta Express

 

 

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya