Kurti: Buxhet i shkatërruar nga lufta, i vjedhur nga paslufta

Kurti: Buxhet i shkatërruar nga lufta, i vjedhur nga paslufta

Deputeti Albin Kurti ka kritikuar dokumentin e sjellur nga Qeveria e Kosovës për rishikimin e buxhetit. Ai ka thënë se në një dokument prej më shumë se 100 faqesh ka vetëm fjalë boshe dhe asgjë konkrete. “Nuk ka asnjë shenjë që do të ketë dicka të re sa i përket prodhimit, industrinë apo programit shkencor. […]

Deputeti Albin Kurti ka kritikuar dokumentin e sjellur nga Qeveria e Kosovës për rishikimin e buxhetit.

Ai ka thënë se në një dokument prej më shumë se 100 faqesh ka vetëm fjalë boshe dhe asgjë konkrete.

“Nuk ka asnjë shenjë që do të ketë dicka të re sa i përket prodhimit, industrinë apo programit shkencor. Ky buxhet k mban të pasurit në të njëjtin nivel dhe i zhytë rthellë e thellë të varfërit. Është diskutuar vetëm për parimet programore të Qeverisë një tekst me 10 faqe. Te program do ta gjejmë frymën dhe germën e orientimit të qeverisë. Ky program e parasheh të kundërtën e asaj që parasheh ekonomia: sa më shumë aq më pak”, ka thënë Kurti në fjalën e tij, shkruan Periskopi.

Kurti ka thënë se programi qeverisës për rishikimin e buxhetit parasheh vetëm shpenzime dhe ngjan në një listë dëshirash që nuk mund të plotësohen kurrë.

“Programi qeverisës ka shumë më shuëm faqe e fjalë se sa dokumenti I parimeve programore. Bashkë me faqet është shtuar edhe numri i kontradiktave. Program me shumë fjalë por pa kuptim. Me një listë dëshirash për sundimin e ligjit pa treguar si do realizohen këto dëshira. Mungesa e metodës degradon zhvillimin në administrim”, ka thënë Kurti.

“Flisni vetëm për shpenzime dhe administrim, jo e të hyrave dhe administrimit. Prej 5 deri në 7 për qind, kjo është tallje, që të arrihen shifra të tilla duhen disa vjet për rimëkëmbje. Një shoqëri e shkatërruar prej luftës dhe e vjedhur prej pasluftës, nuk mund të arrijë rimëkëmbjë të tillë”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar edhe vendosjen e shumë prioriteteve nga Qeveria

“A e dinë këta qeveritarë që kur shpallin kaq shumë prioritete, nuk e ke asnjë prioritet, prandaj mendojnë vetëm për shpenzime. Mbizotëron parashikimi naiv që do të bëhet mirë”, ka thënë Kurti./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?