Kur këngëtarë të njohur flasin për “Iluminati-n” dhe… (FOTO)

Kur këngëtarë të njohur flasin për “Iluminati-n” dhe… (FOTO)

A udhëhiqet bota nga një shoqëri sekrete e njohur si Illuminati ? Teoritë të tilla konspirative kanë qarkulluar për vite, duke i lidhur me katastrofa të mëdha të kohërave moderne. Besohet se për të shpërndarë mesazhin e tyre, ky grup që thuhet se është satanist, vazhdon të përdor simbolet egjiptiane, sidomos ato antike. Mund të […]

A udhëhiqet bota nga një shoqëri sekrete e njohur si Illuminati ? Teoritë të tilla konspirative kanë qarkulluar për vite, duke i lidhur me katastrofa të mëdha të kohërave moderne. Besohet se për të shpërndarë mesazhin e tyre, ky grup që thuhet se është satanist, vazhdon të përdor simbolet egjiptiane, sidomos ato antike. Mund të tingëllojë e çmendur, por edhe më e çmendur është lista e të famshmve që duket se janë pjesë e këtij grupi sekret, transmeton ORAinfo.

Jay Z
Nëse Jay Z nuk është pjesë e Illuminatit, atëherë ai po përpiqet shumë që ta bëjë të duket sikur është pjesë e këtij grupi. Beyonce, Kanye, Rihanna dhe të gjithë tjerët që shoqërohen me të duket se fillojnë të përdorin imazhe të shoqërisë sekrete në fjalë. Në videon “On to the next one” janë parë shumë elemente të dyshimta si një kafkë dhie, një burrë me skelet të vizatuar një fytyrë duken në ekran dhe në rrobat e tij ka elemente masonerie. Mirëpo, disa thonë se Jay Z thjeshtë është një biznesmen i mirë dhe e di që të tilla gjëra shiten më shumë, andaj ai përdor kode të fshehura në videot e tij, transmeton ORAinfo.

Adele
Që kur e publikoi këngën “Hello” ajo është bërë një ndër artistet më të njohura. Madje, ajo e ka deklasuar edhe Taylor Swift, e cila nuk është artiste që mundet lehtë. Më parë, sigurisht që Adele ka pasur fansat e saj, por fama që morri për një kohë të shkurtër është e dyshimtë. Një prej gjesteve të saj që na bën të mendojmë se edhe Adele është sikurse Jay Z, pjesë e këtij grupi masonik, është edhe mbulimi i fytyrës së saj me flokë duke lënë vetëm njërin sy jashtë që prezanton Syrin e Horusit, që është aleanca me Illuminatin.

Eminem
Jo gjithkush është pjesë e Illuminatit. Sigurisht, vetëm artistët më të mirë dhe ata që kanë më së shumti ndikim bëhen pjesë e këtij grupi. Eminemi befasoi kur në një foto për albumin e tij, u pa që ishte ulur në mes të rrugës në një kolltuk dhe anash kishte një llambë, e cila ngjante me piramidën dhe simbolizonte dritën e Luciferrit. Dhe gjithë këto kohë ti ke menduar se të pëlqenin këngët e Eminemit sepse kishin kuptim interesant!

Katy Perry
Pa marrë parasysh moshën e saj, Katy Perry ka arritur sukses të bollshëm. Albumi i saj Teenage Dream ka pasur 5 hite në të, numër të hiteve që e ka pasur vetëm Micheal Jacksoni deri më tani. Videoja e këngës “E.T.” kishte një alien që ndërronte format dhe një veprim i tillë është pjesë e madhe e konspirative për Illuminatin. Sidoqoftë, përveç kësaj, edhe përdorimi i këtyre simboleve egjiptiane flet diçka, transmeton ORAinfo.

Justin Bieber
Përkundër sjelljes së tij skandaloze, çdo këngë që Justin Bieber linçon bëhet një hit i vërtet.
Nga videoja “Where are U now? Ai e tregon lidhjen që ka me grupin. Pamja e vizatuar në video largohet shpejtë, por shihet një krijesë djallëzore. Gjithashtu në video duken edhe piramida, sy, kryqe, alienë.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya