Kundërshtarët e Shpend Ahmetit në siklet, ia dëmtojnë qëllimisht projektet (Foto)

Të mërkuren nga persona të panjohur janë dëmtuar Qendra Sociale për të Moshuarit në Tophane e cila ka pas që të hapet këto ditë si projekti i parë i këtij lloji në Kosovë. Kjo ndërtesë që përpara është përdorë si Qendër e Mjekësisë Familjare përmes një projekti të komunës është kthyer në një qendër ku […]
Të mërkuren nga persona të panjohur janë dëmtuar Qendra Sociale për të Moshuarit në Tophane e cila ka pas që të hapet këto ditë si projekti i parë i këtij lloji në Kosovë. Kjo ndërtesë që përpara është përdorë si Qendër e Mjekësisë Familjare përmes një projekti të komunës është kthyer në një qendër ku pensionistët do të mund të kalojnë kohën sociale në hapësirat multifunksionale.
Persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë dëmtuar të gjitha instalimet e rrymës duke dëmtuar kështu edhe muret pak ditë para hapjes.
Po në të njejtën ditë, persona të panjohur kanë dëmtuar të gjitha instalimet e rrymës në Parkun Bllok pas Blloku që hapet këto ditë. Parkun “Bllok pas Blloku” komuna e ka filluar si projekt me UN habitatin para dy viteve ku fëmijet kreativ e kanë dizajnuar parkun sipas dëshirave të tyre.
Për të dyja rastet Komuna e ka lajmëruar policinë dhe tash po bëhet edhe analiza e kamerave përreth. Këto dy projekte të rëndësishme për komunitetin do ta përmirësojnë edhe më tutje mirëqenien e qytetarëve dhe qendra dhe parqe të tilla komuna do të ndërtojë edhe në vitin 2018 pasi ka ndarë buxhet substancial për projekte sociale.
















