KTV: Provimi i Jurisprudencës i kryeprokurorit Lumezi, i manipuluar

KTV: Provimi i Jurisprudencës i kryeprokurorit Lumezi, i manipuluar

Dosja për dhënien e provimit të Jurisprudencës e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, është e manipuluar, raporton KTV. Ekipi i KohaVisionit bashkë me ekipin e “Betimi për Drejtësi” ka disa ditë që kanë hulumtuar nga afër dosjen e Lumezit në Arkivin e Kosovës. Emri i Lumezit është shkruar në tri variante në tri dokumente të […]

Ekipi i KohaVisionit bashkë me ekipin e “Betimi për Drejtësi” ka disa ditë që kanë hulumtuar nga afër dosjen e Lumezit në Arkivin e Kosovës.

Emri i Lumezit është shkruar në tri variante në tri dokumente të ndryshme. Ndërsa, nën efektin e dritës vërehet qartë se nën emrin e Lumezit figuron një tjetër emër, ai i Zymer Krasniqit nga Deçani.

Zymer Krasniqi nga Deçani është emri mbi të cilin është shënuar emri i Lumezit në këtë libër, numri i të cilit përputhet edhe me dosjen e provimit të dhënë nga Lumezi në prillin e vitit 1991.

Në këto tri dokumente emri i Lumezit është shënuar në tri forma të ndryshme. Në dosje është me alfabet latin, në librin e paraqitjes së provimit mbiemri Lumezi është Llumezi, sipas alfabetit cirilik, derisa në librin amzë mbiemri është Ljumezi.

Një detaj tjetër është ai se vetëm tek emri i kryeprokurorit mungon vendlindja, derisa prapa ngjyrës së bardhë vërehet qartë emri i qytetit “Deçan”, që është i shkruar në cirilikë.

Nën efektin e dritës vërehet edhe emri Zymer Krasniqi.

Në Arkivin e Shtetit nuk kanë asnjë procesverbal se si arritën libra aty dhe se cila është arsyeja që vetëm librat mbi dhënien e provimit të Jurisprudencës nuk janë origjinalë, por janë kopje.

Në fillim, stafi ia arkivit i ka prezantuar ekipit të KTV-së si procesverbal këtë dokument, por që në fakt, pas përkthimit, doli të jetë procesverbal për librat amzë të Sekretariatit krahinor për komunikacion dhe lidhje.

Panxha tash thotë se këta libra ka gjasë të jenë sjellë në Arkivin e shtetit, gjatë periudhës së pasluftës në vitin 1999-2000 dhe deri në vitin 2004 nuk është marrë askush me ta.

Dyshimet se kryeprokurori i shtetit e ka falsifikuar provimin e Jurisprudencës i ngriti ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili thotë se i nisi hulumtimet kur i pa tendencat e pushtetit për ta persekutuar atë.

Ai akuzon kryeprokurorin se punon për të paktën 4 politikanë, në mesin e të cilëve është presidenti Thaçi e ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vetë kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së për një intervistë rreth kësaj çështjeje.

Por, ai e ka ftuar Prokurorinë e EULEX-it që ta hetojë dosjen e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?