Kthimi i Austrisë djathtas dekurajon liberalët e Ballkanit

Kthimi i Austrisë djathtas dekurajon liberalët e Ballkanit

Nëse konservatorët e Austrisë krijojnë një qeveri me të djathtën ekstreme, efektet e këtij veprimi do të ndihen nga Brukseli në Ballkan. Me kaq shumë çështje në agjendën e Europës, duke përfshirë negociatat e ngecura të Brexit dhe një tjetër krizë në Katalonias, Austria ka rënë në heshtje nga titujt që nga rezultati befasues i […]

Nëse konservatorët e Austrisë krijojnë një qeveri me të djathtën ekstreme, efektet e këtij veprimi do të ndihen nga Brukseli në Ballkan.

Me kaq shumë çështje në agjendën e Europës, duke përfshirë negociatat e ngecura të Brexit dhe një tjetër krizë në Katalonias, Austria ka rënë në heshtje nga titujt që nga rezultati befasues i zgjedhjeve të përgjithshme të 15 tetorit.

Ashtu si në Gjermani, qeveritë e koalicionit në Austri mund të marrin javë apo muaj për t’u formuar dhe Brukseli do të shpresojë që Partia Popullore e qendrës së djathtë që fitoi, OVP, nën liderin e ri Sebastian Kurz do të vazhdojë koalicionin e vet me social demokratët, SPO që dolën të dytët.

Nëse kjo ndodh, presidenti i komisionit Jean Claude Juncker, pa përmendur Angela Merkelin, do të psherëtinë të çliruar.

Por mund të mos funksionojë kështu – gjë që në këtë rast do të jehojë nga Brukseli në Ballkan.

Konservatorët e Kurz mund të bashkohen edhe me partinë e ekstremit të djathtë Partia Austriake e Lirisë, FPO. Në këtë rast, një qeveri populiste nacionaliste do të jetë në kontroll në Vjenë – një që sinkronizohet më tepër qeverinë e Viktor Orban në Hungari sesa me Brukselin apo Berlinin.

“Katërshja e Visegradit” – Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, të bashkuara nga armiqësia e tyre ndaj imigracionit, në mos nga shumëçka tjetër, do të bëhen efektivisht “Të pestët e Vishegradit”.

Nëse kjo ndodh, politika e vjetër e Brukselit që përpiqet të shpërfillë në vend që të rehatojë nacionalistët e zhurmshëm në lindje do të jetë e vështirë të mbahet.

Në kohë më normale, konservatorët e Austrisë nuk do të mendonin dikur të lidheshin me një parti të themeluar nga ish-nazistët. Por kohët nuk janë normale dhe Kurz e ka kthyer partinë e tij drejt të djathtës anti-imigracion, aq sa shumë e kanë akuzuar se ka kopjuar politikat e FPO.

Nëse e ka bërë, qartazi kjo nuk e dëmtoi në zgjedhje. Nuk dëmtoi as FPO që doli ngushtësisht e treta në zgjedhjet, pas SPD, me 26 për qind të votave. Të djathtët ekstremë në Gjermani mundet vetëm ta ëndërrojnë një shifër të tillë.

Sidoqoftë, e djathta austriake është triumfuese, pasi ka marrë rreth 60 për qind të votave mes dy partive, që do të thotë se ka vetëm dy mundësi – një qeveri e pastër e djathtë – OVP plus FPO – ose një qeveri e dominuar nga e djathta, kryesuar nga OVP por me SDP si partner koalicioni.

Zyrtarët hungarezë nuk e kanë fshehur kënaqësinë e një perspektive të pasjes së një qeverie që mendon njëlloj në Vjenën fqinje. Orbani ‘iliberal’ i vetë-stisur dikur ishte një figurë e izoluar në Europë. Tani ai është një lloj trendi – një Kumbar i një blloku në zgjerim argumentet e të cilit do të jenë vazhdimisht të vështira për Francën dhe Gjermaninë që të hidhen poshtë.

Nëse Austria i bashkohet këtij kampi, ta harrojmë çdo plan të ri të BE-së për të shpërndarë migrantët në çdo shtet anëtar në bazë të një grupi “solidariteti”. Ta harrojmë gjithashtu çdo përpjekje nga BE-ja për të prezantuar një front të bashkuar të ndaj Rusisë zaptuese. Shumica e ‘joliberalëve’ të rinj të stilit Orban në Europë admirojnë në thelb të fortin e Kremlinit.

Efekti domino në Ballkan është e vështirë të llogaritet. “Joliberalët” kanë pësuar një humbje me rënien në maj të regjimit të Nikola Gruevskit në Maqedoni, ku tundjet e flamujve dhe ksenofobia dështuan të përmbysin shqetësimet e votuesve. [Është interesante, Kurz një herë u shfaq në një tubim të Gruevskit].

Dhe jo të gjitha shtetet e Ballkanit janë të prekura nga muzika që po vjen prej Europës Qendrore.

Shumë vende myslimane, qartazi do të mbeten të painteresuar për Moskën dhe nacionalizmit e stilit të Budapestit të ngatërruar me krishtërim. Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës në çdo rast janë shumë të varur nga vullneti i Brukselit dhe Uashingtonit për t’u trazuar nga ndryshimet tektonike në politikën Europiane Qendrore.

Gjetkë në Ballkan, megjithatë, nëse Austria kthehet në të djathtë të fortë shembulli i saj mund të rezultojë tundues. Edhe pa perandorinë e vet të shkuar me kohë, Austria mbetet një lojtare në Ballkan, më shumë se Hungaria. Fakti i thjesht i të mosqenët më një ndikim liberal dhe i moderuar, do të ketë një ndikim në fqinjët jugorë dhe lindorë.

Një artikull i fundit në CNN tha se rezultati zgjedhor austriak do të ishte “tmerrues” për Europën.

Duket pak e ekzagjeruar. Por sigurisht nuk është i parëndësishëm. Nuk është aspak inkurajues gjithashtu për liberalët e Ballkanit. Ata po e gjejnë gjithnjë e më të vështirë të përballen me “joliberalët” e vet gjithashtu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?