Kryebashkiakut të Elbasanit i dërgojnë arkivol në shtëpi

Kryebashkiakut të Elbasanit i dërgojnë arkivol në shtëpi

Në qytetin e Elbasanit thuhet se veprojnë dy klane mafioze, e këto janë mes dy fiseve që vetë ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka përmendur nga Parlamenti, fisi Çela dhe Çapja. Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethemet” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, […]

Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethemet” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Sokol Sanxhaktari është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës. Ky i fundit ka qenë një ndër emrat që këtë verë Prokuroria i kërkoi policisë ta vinte në përgjim, por që nuk u realizua kurrë pasi policia tha se nuk ka kapacitete me efektivë për shkak se ishin me leje.

Kryebashkiaku është akuzuar vazhdimisht nga opozita, e madje së fundi në Parlament, lideri demokrat Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama që të bënte shkarkimin e Sejdinit nga detyra. Ashtu sikundër ambasadori amerikan Donald Lu foli për funksionim të 4 klaneve në Shqipëri, në qytetin e Elbasanit fiset mafioze kanë nisur të vënë në jetë edhe praktikat kërcënuese mes tyre.

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar me një mesazh anonim pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, se Qazim Sejdinit i kanë dërguar arkivol në shtëpi, e kjo në shenjë hakmarrjeje. Gjatë natës së sotme në Durrës u vu në pranga Enea Bekteshi, i cili dyshohet se ka qenë në makinën Audi që përplasi automjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit më shumë se dy javë më parë. E po kështu dyshohet si i përfshirë në goditjen me antitank të një prej bizneseve të fisit Çapja muaj më parë. E në shenjë hakmarrjeje për këto që kanë ndodhur, në shtëpinë e kryebashkiakut të Elbasanit, qarkullon si lajm se i kanë çuar arkivol, dhe kjo në gjuhën e mafies nënkupton që do të vritet.

“Në Elbasan klanet në thikë e në pikë! Qyteti gumëzhinë se Don Lalës klani tjetër mafioz i ka dërguar arkivol në shtëpi?!?!, – shkruan Sali Berisha në profilin e tij në Facebook duke e shoqëruar këtë informacion me pikëpyetje e pikëçuditëse të shumta për vetë peshën që ka si informacion dhe se sa e rëndë është situata nëse kjo rezulton e vërtetë.

Në mesazh thuhet se kryebashkiaku ka shtuar sigurinë duke marrë më shumë roje private.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?