Kryetari i VV-së: Ta trajtosh si humbëse Vetëvendosjen, është injorancë e kulluar

Kryetari i VV-së: Ta trajtosh si humbëse Vetëvendosjen, është injorancë e kulluar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka komentuar rezultatet e dala nga zgjedhjet e 22 tetorit. Ai ka theksuar se Vetëvendosje nuk është humbëse e zgjedhjeve, dhe, sipas tij, ta trajtosh këtë rezultat si humbje është “injorancë e kulluar”. Ky është komenti i plotë i Ymerit: Ta trajtosh VETËVENDOSJE!-n si humbëse në zgjedhjet lokale është […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka komentuar rezultatet e dala nga zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje nuk është humbëse e zgjedhjeve, dhe, sipas tij, ta trajtosh këtë rezultat si humbje është “injorancë e kulluar”.

Ky është komenti i plotë i Ymerit:

Ta trajtosh VETËVENDOSJE!-n si humbëse në zgjedhjet lokale është në rastin më të mirë injorancë e kulluar.

Si mund të quhet më shumë se dyfshimi i votës në nivel vendi (nga 60 mijë më 2013 në 130 mijë në 2017) humbje?

Ashtu siç u dyfishuam në nivel qendror ashtu u dyfishuam edhe në nivel lokal.

Në secilën komunë kemi rritje të numrit të asambleistëve.

Nga një komunë ku kemi qeverisur, Prishtinën, tash jemi në balotazh në 6 sosh, përfshirë Prizrenin dhe Gjilanin, të dyja këto komuna të mëdha (Prizreni e dyta për nga madhësia pas Prishtinës).

Natyrisht që zgjedhjet në nivel qendror dhe ato në nivel lokal kanë dinamika krejtësisht tjera elektorale. Dhe këtë jo vetëm te rasti i VETËVENDOSJE!-s por te secila parti.

Dhe po, ne kemi ende dhe shumë punë për të bërë në nivel lokal e për pushtetin vendor në përgjithësi në mënyrë që jo vetëm ta forcojmë organizatën por edhe t’i japim zë qytetarëve anekënd kuvendeve komunale.

Po, është e vërtetë atë që po e thonë, se VETËVENDOSJE! është dashur të fitojë më shumë komuna. Është shumë e vërtetë që pikërisht qeverisja nga VETËVENDOSJE! e sjellë transformimin e zhvillimin e komunës, drejtësinë e barazinë në vendime e shërbime të komunës për qytetarët. Pikërisht këtë e ka bërë, dhe do ta vazhdojë, Shpend A. Ahmeti në Prishtinë, pikërisht këtë do ta bëjë Qëndron Kastrati në Dardanë, Sami Kurteshi në Gjilan, Mytaher Haskuka në Prizren, Ajet Potera në Besianë dhe Basri Kodra në Kaçanik.

VETËVENDOSJE! nuk po ndalet në rrugën që e ka projektuar.

Kosova nuk po ka rrugë që shkon kah zhvillimi.

Kanë mbetur komuna pa shpresë për qytetarët. Kanë mbetur komuna në të cilat do të vazhdojnë keqqeverisjen të mëparshmit. Në komunat e Kosovës në veri të dielën kishte zgjedhje që, sipas vëzhguesve të BE-së, nuk i plotësojnë standardet e zgjedhjeve demokratike. Ndërhyrjet e Serbisë brenda Republikës sonë po e shkatërrojnë secilin proces e mundësi. Edhe për vet pakicën serbe, e sidomos për pakicën serbe këtu. Të gjitha këto ia pamundësojnë Kosovës zhvillimin e përparimim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?