Kryeministrja serbe flet për mundësinë e një referendumi për bashkimin e Preshevës me Kosovën

Kryeministrja serbe flet për mundësinë e një referendumi për bashkimin e Preshevës me Kosovën

 Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka deklaruar se në rast që Lugina e Preshevës kërkon bashkim me Kosovën në modelin e Katalunisë, ajo nuk është hapur për  debat. E pyetur nëse përfaqësuesit e këshilleve nacionale kanë diskutuar kërkesën për Serbinë jugore, në rast se kërkon bashkimin me Kosovën si model i Katalunisë, Brnabiq ka thënë se […]

E pyetur nëse përfaqësuesit e këshilleve nacionale kanë diskutuar kërkesën për Serbinë jugore, në rast se kërkon bashkimin me Kosovën si model i Katalunisë, Brnabiq ka thënë se ajo nuk është bërë dhe se nuk dëshiron të flasë për këtë, transmeton Indeksonline.

“Këto nuk janë tema të diskutimit, diskutimi në lidhje me mekanizmat institucionale në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë. Kjo absolutisht nuk është në përputhje me Kushtetutën apo ligjet, për këtë arsye nuk jam e hapur për debat”, ka thënë Brnabiq para gazetarëve, teksa u takua për herë të parë me këshillin e minoriteteve.

Lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu, ka thënë se Serbia duhet të pranojë referendumin e marsit të vitit 1992, në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila garanton vetëvendosjen e popujve indigjenë.

Musliu gjithashtu ka mirëpritur referendumin për pavarësi të mbajtur në Kataluni duke u bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të njohur referendumin e shqiptarëve në jug të Serbisë të mbajtur në vitin 1992.

“Referendumi është shprehje e vullnetit dhe e drejtë ligjore e popujve indigjenë në rastin e Katalunisë, të garantuar nga e drejta ndërkombëtare. Referendumi mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës gjithashtu është i ligjshëm dhe kjo mund të garantojë paqen dhe stabilitetin ndërmjet Preshevës dhe Serbisë, por duhet të respektojnë të drejtën e shqiptarëve në jug të Serbisë, të cilët votuan në favor të bashkimit me Kosovën”, ka thënë Musliu.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?