Kryeministri Haradinaj: Nuk është tradhëti me pas qytetarë serbë në qeveri

Kryeministri Haradinaj: Nuk është tradhëti me pas qytetarë serbë në qeveri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë fushatës sonte në Mitrovicë, tha se ka ardhur koha që në Mitrovicë të zgjidhen të gjitha problemet e grumbulluara deri tani. Ai ka premtuar avancimin drejt BE-së, liberalizim të vizave, mos lejim të korrupsionit, infrastrukturë moderne dhe të ngjashme. Haradinaj ka përmendur integrimin e […]

Haradinaj ka përmendur integrimin e qytetarëve serbë, duke thënë se Kosova është e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai ka kërkuar votën e mitrovicasve për kandidatin për kryetar të komunës nga radhët e AAK-së, dhe ka premtuar se tani është krijuar mundësia që të zgjidhen problemet e Mitrovicës.

“Më së paku faj për gjendjen në të cilën është Mitrovica keni ju. Kemi faj të gjithë. Ka ardhur koha me i zgjidhë ose me i la këto faj. Integrimi i veriut, dëgjoni, jemi fsheh shumë në Kosovë, natën kemi ndejtur me serbë, qoftë të veriut qoftë të tjetër kahut, ditën kemi shitur patriotizëm. Ka plotë kështu, i kemi edhe në parlament, nuk kemi pse me u fsheh, janë njerëz të këtij vendi dhe duam t’i integrojmë. Nëse këtë e bëjmë, ne vërtetë e përmbyllim Kosovën nga ana e brendshme. A është kjo tradhti, a është tradhti me pas në qeveri qytetarë serbë, nuk është tradhti, mbane mend. Unë në Mitrovicë kam ardh gjithnjë, kurrë s’ju kam rrejt, por kurrë s’kam pas mundësinë problemet me i zgjidhë. Mendoj se tani jemi në mundësi me i zgjidhë problemet. Esati ka kapacitet veprues, din me punu, din me zbatu, pra nuk është njeri që jep premtime dhe nuk ju beson as ky vet. Unë po ju them kështu, a na jepni votën Mitrovicë për Aleancën, a na jepni votën për Esatin, për asamblistët, apo ma jepni edhe mua votën”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e AAK-së, Esat Peci, pasi ka përmendur të metat e pushtetit të deritashëm, tha se është urgjente për Mitrovicën një qeveri lokale efikase çfarë di ta udhëheqë vetëm AAK-ja.

“Është urgjente instalimi i një qeverie efikase dhe moderne që do të krijonte zhvillim, punësim, shërbim efikas, mirëqenie sociale, siguri dhe atraktivitet për të gjitha grupmoshat, shtresat shoqërore, e veçanërisht për rininë. Këtë mund ta bëjë vetëm AAK-ja”, theksoi Peci.

Gjatë këtij tubimi janë prezantuar edhe kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?