Kryeinspektori i Punës zbulon detaje të reja lidhur me vdekjen e punëtorit të Bechtel – Enkas

Kryeinspektori i Punës zbulon detaje të reja lidhur me vdekjen e punëtorit të Bechtel – Enkas

Tafil Tafallari, vdiq sot si pasojë e një aksidenti derisa po punonte në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup, “Arbën Xhaferi”. 41 vjeçari, i cili ishte punëtorë i kompanisë “Bechtel – Enka” u aksidentua me një automjet pune, nga kolegu i tij 24 vjeçar, i cili tashmë është në mbajtje. Përveç Policisë dhe ekipeve mjekësore, […]

41 vjeçari, i cili ishte punëtorë i kompanisë “Bechtel – Enka” u aksidentua me një automjet pune, nga kolegu i tij 24 vjeçar, i cili tashmë është në mbajtje.

Përveç Policisë dhe ekipeve mjekësore, në vendin e ngjarjes ka dal edhe ekipi e Inspektoratit të Punës.

E, duke u bazuar në investigimin e këtyre të fundit, Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, duke sqaruar rastin, ka thënë se nuk ka pasur dëshmitarë përreth gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja.

“Ky rast, sot që ka ndodh, sipas informatave të para që kam, sepse inspektori ka qenë bashkë me Policinë atje në vendin e ngjarjes, atë e ka mbyt cisterna e ujit, e ka shkel një punëtor tjetër. Sipas këtyre informatave është ende shumë problem sepse nuk pas dëshmitarë, njerëz përreth, por ata janë duke punuar dhe me nxjerr një raport”, ka thënë ai.

Ai, ka thënë se pas inspektimit që është bërë Inspektorati i Punës do të dal me një raport, në të cilin konstatohet shkaktari i vdekjes dhe në varësi nga ai do të ndërmerren veprimet.

Ai, ka theksuar se viktima e sotme është i vetmi i cili ka qenë punëtorë direkt i “Bechtel – Enkas”.

“ Të gjitha rastet që kanë ndodhur deri tani, sepse nuk është ky rasti i parë dhe i vetmi, deri tash është rasti i katërt, kryesisht kanë qenë punëtorë të nënkontraktorëve. Sipas informatave ky është punëtori i parë i “Bechtel-Eknas”, të tjerët kanë qenë punëtorë të nëkontraktorëve të “Bechtel-Enkas”, ka shtuar ai.

Në lidhje me kushtete e punës që ofron kompania “Bechtel – Enka”, Ibrahimi i ka thënë Ndërtimi.info, se deri tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e punëtorëve.

“Punëtorët e Bechtel Nekas asnjëherë nuk janë ankuar për kushtet e punës. Duhet me qenë korrekt sepse “Bechtel – Neka” i ka kushtet më të mira të punës në Kosovë. Ata zakonisht e bëjnë tranjnimin e punëtorëve, nuk i qesin në vendpunishte pa ju bërë trajnim. Ata e kanë një lloj udhëzuese që brenda në gjoks punëtorët e kanë vete, ku përshkruhen rreziqet e punës dhe pajisjet me të cilat pajisen ata”, ka thënë ai.

E, rasti i sotëm shënon vdekjen e dytë brenda muajit, gjatë punës në autostradën “Arbën Xhaferi”. Për rastin paraprak Ibrahimi ka thënë se ishte vdekje e natyrshme, pasi punëtori kishte pësuar sulm në zemër, por që kishte qëlluar në vendin e punës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?