Kroacia nesër vendosë për ratifikimin e marrëveshjes me Kosovën

Në muajin mars të këtij viti ish-ministri i Financave të Kosovës, Avdulla Hoti kishte nënshkruar një marrëveshje me homologun e tij kroat, Zdravko Marie, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, shkruan Insajderi. Kjo kontratë do të mundësonte që kompanitë kroate të […]
Kjo kontratë do të mundësonte që kompanitë kroate të ndërtimit dhe kompanitë e tjera që të mos paguajnë tatimin mbi fitimin në Republikën e Kosovës nëse këto punime zgjasin më pak se 12 muaj.
Ngjashëm, kompanitë kroate që kryejnë transport ndërkombëtar midis dy vendeve do të jenë në gjendje të paguajnë tatimin mbi të ardhurat vetëm në Kroaci, raportojnë mediat në Kroaci.
Drafti i kësaj marrëveshje pritët të hidhet nesër në votim në parlamentin kroat. Një marrëveshje të tillë Kroaci e kishte arritur edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe.












