Kriza në Kataloni, zhvillime të reja në Madrid

Kriza në Kataloni, zhvillime të reja në Madrid

Komisioni parlamentar spanjoll mbajti takimin e tij të pare, për të diskutuar rezolutën 155 të Kushtetutës, pasi qeveria spanjolle po përpiqet për sundim të drejtpërdrejtë mbi rajonin e Katalonjës. Reagime erdhën nga kreu i partisë opozitare, Pablo Iglesias i cili tha se udhëheqësi katalanas Puigdemont ka të drejtën e tij të paraqitet në senat, pasi […]

Iglesias nënvizoi në takim se qeveria spanjolle ka dështuar. Pritet që këtë të premte, senati në Madrid të votojë për të vendosur qeverisjen direkte të Spanjës në Katalonjë.

Në Madrid është mbajtur këtë të martë mbledhja e komisionit parlamentar spanjoll, për të diskutuar krizën e pavarësisë së Katalonjës.

Takimi, i mbajtur në Senat në Madrid, u fokusua në bisedimet se si mund të zbatohet neni 155.

Gjatë këtij takimi ka pasur reagime dhe replika nga Pablo Iglesias, kreu i partisë opozitare spanjolle Podemos.

Pas takimit, Iglesias kritikoi ashpër qeverinë e Kryeministrit Mariano Rajoy për trajtimin në mënyrë jo të duhur të krizës mes dy vendeve.

Lideri i partisë Podemos, tha gjithashtu se presidenti katalanas Puigdemont, ka të drejtën e tij të vijë në senat dhe se çdo lloj dialogu është thelbësor në këtë situatë.

Sipas tij, ardhja e Puigdemont në senatin spanjoll do të ishte në të mirën e te dyja palëve. Iglesias nënvizoi se ajo që e shqetësonte më shumë është sesi do të zgjidhet ngërçi politik në Katalonjë.

Kreu i partisë Podemos nënvizoi për mediat se qeveria spanjolle gjithnjë vepron jashtë ligjit dhe voton kundër vendimeve të Kongresit.

“Disa nga liderët kryesorë të qeverisë tonë janë nëpër burgje”, tha Pablo Iglesias.

Më herët qeveria e Spanjës vendosi autoritetin e saj të plotë mbi Katalonjën, duke aktivizuar rezolutën 155 të Kushtetutës, nen i cili lejon kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit të Katalonjës dhe shpërbërjen e parlamentit katalanas, transmeton oranews.

Kryeministri Mariano Rahoi paralajmëroi se do të shpallë zgjedhje të reja brenda 6 muajve, për të ndalur liderët katalanas të shpallin pavarësinë.

Ndërkohë një zëdhënës i qeverisë rajonale katalane tha se do të apelonte kërkesën e nenit 155 në Gjykatën Kushtetuese.

Ditën e premte pritet që senati në Madrid të votojë për të vendosur qeverisjen direkte të Spanjës në rajonin e Katalonjës.

Megjithatë ligjvënësit katalanas do të zhvillojnë këtë të enjte mbledhjen e tyre parlamentare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?