Krijohet ‘Vetëvendosja’ katalonase që do t’i bëj rezistencë Madridit

Grupi parlamentar katalanas pro pavarësisë, Junts pel Sí, ka premtuar se do të apelojë ligjërisht dhe do të sfidojë marrjen në kontroll të qeverisë qendrore të Katalonjës, pasi aktivistët e vetëvendosjes planifikojnë të ndërmarrin masa masive të mosbindjes civile këtë javë karshi Madridit zyrtar. Të enjten, partitë politike katalanase po planifikojnë të mbajnë një seancë […]
Të enjten, partitë politike katalanase po planifikojnë të mbajnë një seancë plenare në parlamentin rajonal për të diskutuar një përgjigje ndaj kërcënimeve të Madridit e cila po thirret në nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës të vitit 1978, e cila do të impononte kontrollin e qeverisë qendrore mbi Katalonjën, raporton “Russia Today”, transmeton Periskopi.
Debati i elitës politike katalunase, i iniciuar nga kandidatura e partive Unidad Popular (CPU) dhe Junts Pel Sí (JxSi), do të zhvillohet një ditë përpara se Senati spanjoll të pritet të kalojë Nenin 155, i cili do të heqë kreun katalunas Carles Puigdemont nga zyra dhe duke pezulluar gjitha kompetencat e institucioneve rajonale.
#Catalonia not planning to hold election ordered by Madrid – spokesman (FILE PHOTO) https://t.co/OjOTACGWEq pic.twitter.com/6YP018z7BI
— RT (@RT_com) October 22, 2017
Duke folur të hënën kundër planeve për të imponuar sundimin e qeverisë në Katalonjë, Lluis Corominas, kryetar i JxSi, ka akuzuar Spanjën se ” po vepron si një diktaturë”.
Për të mbajtur gjallë ëndrrat e pavarësisë së Katalonjës, Corominas tha se një ankesë e mundshme ligjore kundër nenit 155 do të diskutohej gjatë seancës plenare të Katalonjës të enjten.
“Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë një seancë plenare,” tha Corominas.
“Spanja nuk është një demokraci, Spanja po vepron si një diktaturë, po bën gjithçka për të vendosur ligjin mbi ne”, shtoi ai.
“Ata duan të na frikësojnë dhe të na trembin, fizikisht dhe me anë të instrumenteve ligjore, duke na akuzuar për krime përmes kryengritjeve, rebelimeve dhe gjithashtu të uzurpojnë funksionet e parlamentit dhe të qeverisë, të cilat janë zgjedhur në mënyrë demokratike”.
Vendimi për të thirrur nenin 155 për të rivendosur rendin dhe për të rivendosur kontrollin e qeverisë qendrore mbi Katalonjën u njoftua nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy të shtunën.
Kreu i parlamentit katalanas, Carme Forcadell, tha gjithashtu se autoritetet katalanase nuk do të merrnin “një hap prapa” në përpjekjet e tyre për pavarësi dhe janë gati të mbrojnë sovranitetin katalanas “tani më shumë se kurrë”./Periskopi/












