KQZ: Së shpejti rezultatet përfundimtare, nga nesër fillon përgatitja për balotazh

KQZ: Së shpejti rezultatet përfundimtare, nga nesër fillon përgatitja për balotazh

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka vlerësuar zgjedhjet lokale të 22 tetorit si një ndër ditët më të mira për demokracinë e Kosovës, ndërsa tha se puna e tyre tashmë është orientuar në shpalljen sa më të shpejt të rezultateve përfundimtare. Ajo gjatë një konference për media bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit […]

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka vlerësuar zgjedhjet lokale të 22 tetorit si një ndër ditët më të mira për demokracinë e Kosovës, ndërsa tha se puna e tyre tashmë është orientuar në shpalljen sa më të shpejt të rezultateve përfundimtare.

Ajo gjatë një konference për media bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat dhe së shpejti do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Prioritet i ynë është fillimisht shpallja në kohë e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, në mënyrë që të jemi në hap me kohën për të arritur të përgatisim raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve. Duam t’i informojmë të gjithë kandidatët se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ofrojë transparencë maksimale, si një hap për rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë së shpejti me publikimin e të gjitha kopjeve të skanimit të formularëve të rezultateve për kandidatët dhe formularëve të rezultateve përfundimtare. Pra, të gjithë kandidatët, qofshin në garë për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale do të mund të shohin rezultatet e tyre për secilin vendvotim duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve të cilët kanë ardhur nga vendvotimet”, tha Daka.

Ajo ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e  raundi të dytë të zgjedhjeve i cili do të mbahet me 19 nëntor.

“Angazhimi ynë i përbashkët për ditën e zgjedhjeve na bënë optimistë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komune që do të mbahet më 19 nëntor. Duke filluar nga nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e këtij raundi të dytë të zgjedhjeve.  Tashmë e dimë se në shumicën e komunave të Kosovës do të kemi raundin e dytë dhe për këtë neve na duhet sërish angazhimi i përbashkët dhe mbështetja e të gjithëve”, tha Daka.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën e kaluar, ndërsa raundi i dytë i balotazhit do të mbahet më 19 nëntor.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?