Konjufca përmend disa nga të ‘gjeturat skandaloze’ të Auditorit të Përgjithshëm

Konjufca përmend disa nga të ‘gjeturat skandaloze’ të Auditorit të Përgjithshëm

Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i ka quajtur shqetësuese gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2016, shkruan Periskopi. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Konjufca i ka përmendur disa nga të gjeturat e Auditorit. “Nëse e lexoni përmbajtjen e auditorit, gjetjet janë shqetësuese. Thuhet se nuk është monitoruar fondi për pacientët që […]

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Konjufca i ka përmendur disa nga të gjeturat e Auditorit.

“Nëse e lexoni përmbajtjen e auditorit, gjetjet janë shqetësuese. Thuhet se nuk është monitoruar fondi për pacientët që kanë kërkuar shërim jashtë vendit. Nuk janë trajtuar në bazë të urgjencës, por varësisht prej afërsisë që e kanë pasur me ministrin. Çantat e fëmijëve nuk janë lehtësuar aspak. Ka dështuar prokurorimi i tenderave, kontratave të ndërtimeve e shumë çështje të tjera, në të cilat prokuroria do të mund të niste hetimet për korrupsion. Auditori po i thotë ato që opozita i ka ngritur në mandatin e kaluar”, ka thënë Konjufca.

Tutje ai ka thënë se Auditori është dashur të ketë trefishin e kapaciteteve me të cilat operon aktualisht.

“Të kish pas më shumë resurse njerëzore e buxhet do të gjente edhe më shumë shkelje. Auditori nuk është përkrahë nga qeveritë, të cilat e bazojnë konceptin e tyre në afera korruptive, nuk u konvenon auditimi. Atyre ju konvenon 1 auditor shumë i dobët. Ne e kemi një auditor, jo me u realizu rekomandimet e tij, po i cili mjaftohet me shkruat raporte. Auditori nuk është për me shkrujt raporte, po me jap rekomandime që zbatohen”, tha tutje Konjufca.

Më tej, ai ka folur edhe për të gjeturat e Auditorit për komunat e pjesës veriore të Kosovës.

“Komunat e veriut nuk i sjellin asnjë cent buxhetit të Kosovës. Nuk zbatohet ligji i tatimit në pronë dhe i lejeve të ndërtimit. Po të zbatohej ligji, komunat do të vjelnin të hyra që do ta lehtësonin buxhetin e vendit.  2 mijë euro veç në vit një komunë e Kosovës ka të hyra”, deklaroi Konjufca./Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?