Konjufca paralajmëron Krasniqin: Do ta rrëzojmë Qeverinë tuaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se 200 mijë votat që Vetëvendosje i mori në zgjedhjet e 11 qershorit janë shkuar në Kuvendin e Kosovës, ku Vetëvendosje ka 32 deputet, më së shumti krahasuar me partitë tjera, shkruan Periskopi. Këtë deklaratë, Konjufca e bëri pas akuzave të vazhdueshme të shefit të […]
Këtë deklaratë, Konjufca e bëri pas akuzave të vazhdueshme të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK’së, Avdullah Hoti, në Debad D.
“Votat e 11 qershorit i ki në Kuvend, Aty janë votat e qytetarëve. 200 mijë janë në parlament. 120 mijë vota të tjera janë në Kuvendet Komunale”, u tha Konjufca Hotit e Krasniqi.
Teksa flet për rritjen e Vetëvendosjes, Konjufca përmendi edhe rrëzimin e Qeverisë.
“Rritja e Vetëvendosjes do të zgjasë deri atë kur do ta rrëzojmë Qeverinë. Atë Qeveri që ju jeni duke e udhëhequr Memli”, tha tutje Konjufca./Periskopi












