Konjufca kërkon bashkëpunim me këtë parti në Prishtinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar rezultatin e kësaj partie në Zgjedhjet Lokale, duke përmendur mundësinë për bashkëpunim me ndonjë subjekt politik. Ai ka thënë se do të mirëpriste një bashkëpunim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Subjekte këto që kanë qenë në bashkëpunim në Prishtinë. “Do të ishte mirë ta vazhdonim bashkëpunimin […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar rezultatin e kësaj partie në Zgjedhjet Lokale, duke përmendur mundësinë për bashkëpunim me ndonjë subjekt politik. Ai ka thënë se do të mirëpriste një bashkëpunim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Subjekte këto që kanë qenë në bashkëpunim në Prishtinë.
“Do të ishte mirë ta vazhdonim bashkëpunimin me AKR edhe në të kaluarën kanë quar disa projekte përpara”, ka thënë Konjufca.
Fjalë të mira për Pacollin ka pasur edhe kandidati për kryetar të kësaj komune Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se është befasuar me numrin e madh që Pacolli ka fituar.
Sipas rezultateve të Demokracia në Veprim Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shkojnë në balotazh.
VV prin me 44.46 për qind, pasuar nga LDK 35.54, AKR 10.12, PDK 5.76, AAK 3.41, Nisma 0.85.












