Konjufca-Hotit: Gjatë qeverisjes së LDK’së u dashtë me pagu deri në pesë euro për certifikatë të lindjes

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe ai i LDK’së, Avdullah Hoti janë përplasur për Prishtinën, shkruan Periskopi. Hoti i LDK’së i ka thënë Konjufcës se qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë e karakterizojnë kiflet dhe kungjat. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Konjufcës, i cili tha se gjatë qeverisjes së LDK’së në Prishtinë, […]
Hoti i LDK’së i ka thënë Konjufcës se qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë e karakterizojnë kiflet dhe kungjat.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Konjufcës, i cili tha se gjatë qeverisjes së LDK’së në Prishtinë, qytetarët janë detyruar të paguajnë 2 deri në 5 euro për një çertifikatë të lindjes.
“Kur ju keni udhëhequr me Prishtinë, edhe çertifikatën e lindjes u deshtë me marrë me pare. Me pagu kah 2 euro deri në 5 euro. Nga çertifikatat e deri tek lejet e ndërtimit, të gjitha janë bërë me korrupsion”, i tha Konjufca Hotit në Debat D.
“Qysh thojnë. Ma mirë mos ma qel gojën”, përfundoi Konjufca teksa i drejtohej shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotit. /Periskopi












