Konjufca: A e pyeti Thaçi dikë kur e bëri dialogun me Serbinë në nivel presidentësh?

Konjufca: A e pyeti Thaçi dikë kur e bëri dialogun me Serbinë në nivel presidentësh?

Dialogu Kosovë-Serbi, duhet t’i kthehet Kuvendit dhe se Kuvendi duhet të jetë epiqendra e këtij procesi. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, me temën “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”. Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se bisedimet Kosovë-Serbi janë përcjellë me një jotransparencë dhe se  […]

Dialogu Kosovë-Serbi, duhet t’i kthehet Kuvendit dhe se Kuvendi duhet të jetë epiqendra e këtij procesi. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, me temën “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se bisedimet Kosovë-Serbi janë përcjellë me një jotransparencë dhe se  Kuvendi i Kosovës është anashkaluar në këtë proces.

Konjufca e quan këtë një gabim të pafalshëm dhe  kërkoi që ky dialog t’i kthehet Kuvendit dhe që Kuvendi të jetë epiqendra e këtij procesi.

“Sa ishte kryeministër Hashim Thaçi, e kishim njëfarë rregulli të nënkuptueshëm,  që dialogu shkon përmes Qeverisë. Kur Hashim Thaçi e ndërroi pozitën vet, vendosi ai që dialogu t’i përket presidentit.  As  nuk u pyet parlamenti, si institucioni më i lartë i vendit, e  as institucionet tjera. Një proces kaq i rëndësishëm po i nënshtrohet tekave të një individi. Tash ne duhet ta shikojmë se ku do të jetë posti i ardhshëm i Hashim Thaçit, që me kuptu ku ka me qenë dialogu i ardhshëm me Serbinë. Kjo është e pafalshme. Kjo nuk është kulturë institucionale. Ky nuk është mentalitet institucional. Kjo të varet prej karrierës personale të një  individit. Varësisht rrugëtimit të tij, atë fat do ta ketë edhe dialogu i Brukselit. Po insistoj, dialogu me Serbinë është e rëndësishme t’i kthehet Kuvendit të Kosovës. Kuvendi duhet të jetë epiqendra e dialogu dhe ndërtuesi i këtij dialogu. Kurse në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe me subjektet pavarësisht spektrit që i përkasin, apo formacioneve pozitë apo opozitë  edhe me presidentin pse jo. Mirëpo ne refuzojmë këtë strategji të Hashim Thaçit, dhe për këtë nuk i bashkohemi atij. Sepse është një aventurë politike shumë e rrezikshme”, tha ai.

Deputeti Ahmet Isufi nga AAK tha se ata kanë mbështetur këtë dialog në mënyrë që ai të jetë i barabartë, mirëpo gjatë procesit, sipas tij ka devijuar niveli i bisedimeve, duke u shmangur nga obligimet që janë marrë sidomos nga ana e Serbisë. Ndërsa thotë se formati i këtij dialogu duhet të ndryshojë.

“Degradimi i dialogut që ka ndodh në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë , na ka detyruar të themi që ky dialog është i dëmshëm prandaj  formati i tij duhet të ndryshojë, duhet  Kosova duhet ta ketë platformën paraprake që të shkoj në bisedime në tema që janë të dobishme për Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur parasysh obligimin e palëve. Tani e tutje duhet pasur kujdes. Kosova ka institucionet e veta, ka lidershipin e vet, ka përgjegjësinë ndaj këtyre bisedimeve dhe  Kuvendi duhet të jetë institucioni që duhet ti përcjellë në vazhdimësi bisedimet të cilat mund të ekzistojnë. Përveç marrjes pjesë në  krijimin  një platforme që do të përcaktonte saktë, se cilat duhet të jenë segmentet e bisedimeve, po ashtu dhe nga përfaqësues që marrin pjesë në bisedimeve në emër të shtetit të Kosovës t’i raportojë Parlamentit të Kosovës”, tha ai.

Se Kuvendi duhet të jetë i kyçur në këtë proces e pranon edhe deputeti nga PDK-ja  Elmi Reçica. Ai tha se duhet të bëhet një ndryshim, apo riformatim i këtij procesi.

“Nuk është e diskutueshme që Parlamenti është obligative që marrëveshjet ndërshtetërore, duhet të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës dhe atë me 2/3 e votave. Çdo marrëveshje rreth dialogut me Serbinë parlamenti duhet të jetë kyçur, duhet të jetë i i informuar dhe ata të cilët  e udhëheqin me dialogun kushdoqoftë prej institucioneve, duhet të raportojnë në Kuvend. Patjetër që duhet të ratifkohet në Kuvendin e Kosovës, është çështje me interes jetik, dhe nëse nuk deklarohen dhe nëse nuk dakordohen 2/3  e përfaqësuesve të popullit. Dialogu ka ngec dhe pa rezolutën në rastin e  z. Haradinaj. Ne kemi ditur që ka pasur ngecje dhe kemi kërkuar dhe tash kërkojmë që të bëhet një ndryshim, të bëhet një riformatim dhe ky  riformatim domosdo kërkon konsensus. Dialogu me Serbinë që nga Vjena e tutje kam kërkuar konsensus nacional. Ka qenë një ekip unitetit që ka filluar këto bisedime dhe unë mendoj se duhet të krijohet një Ekip i Unitetit, që do të duhej t’i përmbyll këto bisedime”, tha ai.

Ndërkaq Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, tha se nuk duhet të vazhdohet më me politikën e strucit dhe se nuk duhet të merren vendime të ngutshme në dialogun Kosovë-Serbi, të cilat e sjellin shtetin në vështirësi, siç ka ndodhur dhe me marrëveshjen me Demarkacionit.

“ Mirë është tani e  tutje të përqendrohemi në të ardhmen si e shohim  si shoqëri, si shtet si parti politike në përgjithësi dialogun me Serbinë dhe çka synojmë. Të mos vazhdojë me politiken e strucit, të bëhemi sikur asgjë s’po ndodh.  Jemi dëshmitar kur shtete hyjnë në obligimet ndërkombëtare, është vështirë dhe shpesh herë e  pamundur të kthehen mbrapa. Jemi dëshmitar të marrëveshjes me demarkacionin. E shihni në çfarë vështirësi e kanë sjellë shtetin, detyrimet e ngutshme të papërgjegjshme. Sikur të kishim pasur një qeveri me të përgjegjshme, jam i sigurt që nuk kishim ardhur në atë gjendje. Le të mos ngutemi ta konceptojmë dialogun si një instrument, përmes së cilit që do ta vazhdojmë dhe  përmbyllim fazën e mosmarrëveshjeve me Serbinë “, tha Sherifi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?