Komuna ku Vetëvendosje e tetëfishoi numrin e votave

Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, Vetëvendosje ka arritur të tetëfishoi numrin e votave në Komunën e Kamenicës, ku ka kandiduar deputetin Qendron Kastrati. Në këtë komunë, VV kishte fituar vetëm 733 vota në zgjedhjet lokale të vitit 2013. E pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet që u mbajtën dje, […]
E pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet që u mbajtën dje, Vetëvendosje ka arritur të fitojë 5.789 vota – që rezultojnë të jenë tetë herë më shumë vota sesa në vitin 2013.
Por, pavarësisht tetëfishimit të numrit të votave në Kamenicë, partia e Visar Ymerit nuk arriti të fitonte këtë komunë pa balotazh.














