Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin “Trafiku Urban”

Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin “Trafiku Urban”

Komuna e Prishtinës të premten ka lansuar aplikacionin për trafikun urban, të cilin qytetarët qysh sot mund ta shkarkojnë në telefonat e tyre për t’u njoftuar me kohën e ardhjes së autobusëve në stacionet e trafikut urban. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vlerësuar këtë aplikacion si skelet të trafikut urban, ndërsa ka […]

Komuna e Prishtinës të premten ka lansuar aplikacionin për trafikun urban, të cilin qytetarët qysh sot mund ta shkarkojnë në telefonat e tyre për t’u njoftuar me kohën e ardhjes së autobusëve në stacionet e trafikut urban.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vlerësuar këtë aplikacion si skelet të trafikut urban, ndërsa ka thënë se në vitin 2018, Komuna e Prishtinës do të ketë edhe kartelat për trafikun urban, përderisa parkingu do të paguhet me SMS, duke eliminuar sa më shumë pagesat ‘cash’ në mënyrë që të eliminohen keqpërdorimet.

Ai tha se në aplikacion janë të përfshirë vetëm autobusët e rinj, përderisa është duke u punuar në kontratat e reja afatgjata me operatorët privat, në mënyrë që të futen edhe ata në sistemin GPS.

“Ne jemi duke punuar ngushtë që t’i bëjmë kontratat e reja edhe me operatorët privat. Kjo është pjesë e kontratës që kemi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kontrata ku momentalisht i kanë gjashtë muaj deri në një vit, dhe për atë arsye i kanë autobusët e vjetër. Së shpejti do të kalojmë me kontrata 7-10 vjet, me operatorët privat, në linjat të cilat nuk mund t’i mbulojmë ne me autobusët tonë të ri që i kemi blerë, dhe ata duhet të investojnë edhe në autobusë më të ri dhe duhet t’i fusim në sistemin e GPS. Pra kjo është një bazë e një aplikacioni të trafikut urban, i cili momentalisht në vete ka autobusët e ri, 30-29 të cilët janë jashtë funksionit, por i përcjellë të gjithë ata autobusë në kohë reale”, ka thënë ai.

I pyetur rreth kritikave të Blerim Rexhajt drejt tij, Ahmeti ka thënë se ato kanë ndodhur në cilësinë e një anëtari të PDK-së dhe në kohë fushate.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka sqaruar se ky aplikacion mund të shkarkohet në versionin Android dhe IOS, ndërsa përbëhet nga tri faza, me ç’rast sot është prezantuar vetëm faza e parë.

Ai ka thënë se ky projekt krejt çka i ka kushtuar komunës ka qenë blerja e disa pjesëve teknike të cilat kanë kushtuar 900 euro.

“Kjo është faza e parë, faza e dytë përfshinë edhe njoftimin për qytetarë në stacionet e autobusëve të trafikut urban. Njoftimet se cili autobusë është në radhë për të ardhë dhe në të njëjtën kohë sa minuta do të rrijë ai autobus në stacionin ku qytetari është duke pritur, cila do të jetë forma, atë do t’i vendosim më vonë. Sikurse që është edhe faza përfundimtare e këtij projekti mjaft kompleks që janë pagesat. Pagesat do të jenë në formë digjitale, jo më të shkohet në mes biletave”, ka shpjeguar ai.

Në këtë projekt janë angazhuar dy studentë, Arianit Pajaziti dhe Rinor Bytyqi, të cilët kanë mundësuar që qytetarët e Prishtinës të kenë mundësi të njoftohen me kohën, vendndodhjen dhe informata të tjera të nevojshme për ta, ndërsa quhet “Trafiku Urban”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?