Komploti në Mal të Zi, dëshmitari: Më paguan rusët për të rrëzuar qeverinë

Një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi pohoi përpara gjykatës se ishte paguar nga agjentë të shërbimeve të inteligjencës ruse për të organizuar rrëzimin e qeverisë. Një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi pohoi përpara gjykatës se ishte paguar […]

Një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi pohoi përpara gjykatës se ishte paguar nga agjentë të shërbimeve të inteligjencës ruse për të organizuar rrëzimin e qeverisë.

Qëllimi i këtyre përpjekjeve, sipas Sasha Sindjeliç, ishte të pengohej anëtarësimi i vendit në NATO. Sipas organit të akuzës, Sindjeliç është personi i vetëm që pati kontakt direkt me dy oficerët e shërbimit sekret të Moskës, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar si organizatorët e komplotit që duhet të vihej në jetë ditën e zgjedhjeve, 16 tetor 2016. Në seancën dëgjimore të transmetuar “live” nga disa televizione malazeze, Sindjeliç tregoi se si kishte vendosur kontakte me Shishmakovin e dha detaje mbi takimet e shumta të tyre në Moskë nga viti 2015 deri në atë pasues, si dhe organizimin e logjistikës së grushtit të dështuar të shtetit. Në njërin prej mesazheve që mori nga rusi pak muaj përpara zgjedhjeve thuhej: “Boll. Nuk më tolerojnë më. Në Malin e Zi, autoritetet duhen përmbysur. Gjukanoviç me gjithë bandën e tij”. Sipas hetuesve, të dhënat e të cilëve kanë rrjedhur në media, Sindjeliç ka marrë nga rusët 200 000 euro dhe paratë i ndau më pas me pjesën tjetër të pjesëtarëve të grupit të ngarkuar me vënien në jetë të puçit. Gjyqi në Podgoricë, i mbajtur nën masa të rrepta sigurie, cilësohet si procesi më i madh në rajonin e Ballkanit për shkak edhe të implikimit rus në këto ngjarje. Në të kaluarën, Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO, por jo rrallëherë kishte kërcënuar ish-Republikën Jugosllave nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me Aleancën Veriatlanike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?