Komisioni miratoi amendamentet e Projektligjit për rishikimin e Buxhetit

Komisioni miratoi amendamentet e Projektligjit për rishikimin e Buxhetit

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot me vetëm një votë kundër, votoi amendamentet e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës. Komisioni vlerësoi se 20 amendamentet janë të harmonizuara edhe me qëndrimin e Ministrisë së Financave. Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku, tha se amendamenti i parë sipas raportit ka të bëjë […]

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot me vetëm një votë kundër, votoi amendamentet e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës.

Komisioni vlerësoi se 20 amendamentet janë të harmonizuara edhe me qëndrimin e Ministrisë së Financave.

Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku, tha se amendamenti i parë sipas raportit ka të bëjë me rishikimin e nenit 4 dhe amendamenti i dytë për rishikimin e nenit 6, dhe sipas tij, tashmë këto ndryshime kanë ndodhur gjatë  vikendit në Ministrinë e Financave, ku janë bërë përshtatjet dhe adaptimet finale.

 

“Gjatët vikendit në ministrinë e Financave janë bërë përshtatjet dhe adaptimet finale. Kështu që neve na është prezantuar edhe një raport në amendamente për projektligjin 06/002. Unë propozoj  të shkojmë amendament për amendament për të parë a janë në vijën që jemi marr vesh, nuk ka nevojë t’i votojmë edhe një herë, sepse i kemi kaluar këto procedura, por veç të shohim se a janë të harmonizuara me ndryshimet e Ministrisë së Financave. Amendamenti i parë sipas raportit ka të bëjë me rishikimin e nenit 4 dhe amendamenti dytë  për rishikimin e nenit 6. Atë ditë ne nuk e kemi pasur të mundur t’i votojmë, nenin 4 dhe 6, sepse ka pasur ndryshime në tabela, tashmë këto ndryshime kanë ndodhur”, theksoi Abdixhiku.

Ndërsa, nënkryetarja e parë në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërxhonaj, ka shpjeguar për KosovaPress ndryshimet e këtyre dy neneve, 4 dhe 6, si dhe prejardhjen e këtyre mjeteve. Ajo ka thënë se me këto ndryshime, Komisioni ka rikthyer kontigjentin për sigurimet shëndetësore në vlerë prej 11 milionë eurosh ashtu siç kanë qenë. Po ashtu sipas saj, edhe mjetet për projektin e autostradës Prishtinë-Gjilan janë rikthyer për këtë projekt, mirëpo për këto mjete  ajo shprehi brengën se do të mbesin në suficit, për shkak se nuk kanë përfunduar ende procedurat përkatëse për këto dy destinime.

 

“Në komisionin për Buxhet ne i kemi rikthyer këto mjete dhe ia kemi dhënë mundësinë ministrit që në ndryshimet të cilat mund të ndodhin më tutje të ketë mundësi që këto mjete të shfrytëzohen për barna esenciale dhe për shërime jashtë vendit. Te çështja e projektit(autostradës) për Gjilan është diskutuar shumë në Kuvendin e Kosovës, ne në komision kemi vendos që këto mjete me miratimin e ministrit të Financave, këto mjete të jenë në buxhet, mirëpo procedurat edhe aty nuk janë kryer dhe këto mjete sigurisht se do të shkojnë në suficit në mungesë të kryerjes së procedurave.  Këto mjete janë të paraqitura në amendamente, ku janë bërë shkurtimet me disa ndërhyrje aty ku nuk janë realizuar mjetet në mes të programeve, andaj kjo është filozofia e rishikimit të buxhetit për t’u bërë rregullimet e brendshme janë siguruar këto mjete. I pash lëvizjet kryesore kanë ndodhur në Ministrinë e Financave, disa programe që nuk janë realizuar”, theksoi Hadërgjonaj.

Projektligji për Buxhetin i miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, do të futet në rend të ditës edhe një herë nga Kryesia për ta votuar nesër në seancë me proceduara të përshpejtuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?