Kolegu i viktimës së “Bechtel&Enka”-s: Edhe unë pashë vdekjen më sy, më përjashtuan nga puna

Kolegu i viktimës së “Bechtel&Enka”-s: Edhe unë pashë vdekjen më sy, më përjashtuan nga puna

Mëngjesin e sotëm në mënyrë aksidentale ka ndërruar jetë punëtori i Bechtel&Enka-s, Tafil Tafallari, shkruan Periskopi. Teksa po punonte në autostradën Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”, atë e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut. Policia ka konfirmuar se lidhur me këtë rast si i dyshuar është […]

Teksa po punonte në autostradën Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”, atë e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Policia ka konfirmuar se lidhur me këtë rast si i dyshuar është një 24-vjeçar, të cilit i janë caktuar 48 orë ndalim.

Por lidhur me vështirësitë e të punuarit në kompaninë turke Bechtel&Enka, për Periskopin ka folur edhe një ish-koleg pune i të ndjerit, i cili rrëfen për rreziqet që vazhdimisht iu ishin kanosur atij dhe punëtorëve të tjerë.

Ai në kushte anonimiteti ka thënë se edhe vetë gjatë nëntorit të vitit 2016, gjatë kohës kur kishte punuar si vozitës kamioni në fshatin Ivaj të Kaçanikut,  kishte pasur një aksident, që gati e kishte çuar në vdekje.

D.T ka treguar se në Bechtel&Enka punëtorët detyrohen të punojnë me makineri të vjetëruar dhe me defekte.

Ai thotë se i ndjeri Tafil Tafallari ka qenë shofer i cilindrit (valakit).

‘’Unë e kisha koleg pune të ndjerin. Kisha edhe unë një aksident ku isha afër vdekjes.  Pa kushte , me makineri të vjetruar dhe prap me bene fajtor dhe më denuan me karton te kuq’’, ka thënë D.T për Periskopin.

Tutje thotë se përkundër faktit se përgjegjësit e firmës ishin në dijeni për këtë gjendje të kamionave, prap  e kishin detyruar që të voziste.

‘’Me kane detyru me kamion defekt me vozit, ka qenë fundi sezones me kane thene ose puno ose shko ne shpi pushim. E kane dite qe kamioni eshte defekt edhe shefi mekanikave edhe formeni im. Tre muaj kam vozit me defekt. Ka qenë rrëshqitje dhe terren i papërgatitur per ngarkese te madhe’’, tregon ky ish-punëtor i firmës turke.

Ai po ashtu tregon se aty ka edhe parregullësi të shumta, kështu duke përmendur vjedhjet e ndryshme që bëhen brenda kompanisë.

Madje thotë se edhe ushqimin që ua kishin shërbyer punëtorëve, ka qenë për mjerim.

‘Ushqimi ka qene i tmerrshem.Ne nderrimin e dites na kane sjell oriz te terur ose grure te zier ose theken te zier, ushqim turk’.

Përkundër tërë këtyre vështirësive, ai sërish synon që ta kthejë vendin e punës.

‘’Prej atehere kam provu me te njofshem me avokat kam ba kerkese, por s’me pranojne. Formenat cka kam punu me ta me kane kerku me u kthy ne pune,  po ata ne zyre s’me kane pranu. Kam qene nder punetoret me te mire’’, thekson D.T

Raste të të përfunduarit me fatalitet në orarin  e punës në këtë firmë kanë nisur të shpeshtohen.

Kujtojmë që në fillim të muajit tetor të këtij viti edhe një punëtor tjetër i Bektel&Enka humbi jetën tragjikisht.

Bëhet fjalë për të riun nga Kaçaniku, Afet Provoliun,i cili ndërroi jetë derisa ishte në orar të punës./Periskopi/.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?