Kolegji Riinvest ndihmon klinikën e Pediatrisë

Falë ndihmës së Kolegjit Riinvest sot në hapësirat e repartit të Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike dhe Universitare është bërë për urimi I kuzhinës dhe këndit të lojërave për fëmijë. Ky donacion vie si rezultat i iniciativës së studentëve të Kolegjit Riinvest I cili është implementuar në bashkëpunim me udhëheqësit e kësaj […]
Falë ndihmës së Kolegjit Riinvest sot në hapësirat e repartit të Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike dhe Universitare është bërë për urimi I kuzhinës dhe këndit të lojërave për fëmijë.
Ky donacion vie si rezultat i iniciativës së studentëve të Kolegjit Riinvest I cili është implementuar në bashkëpunim me udhëheqësit e kësaj klinike.
Drejtoresha Akademike e Kolegjit Riinvest, Bardha Qirezi, u shpreh e lumtur që tani fëmijëve të cilët marrin trajtim në Klinikën e Pediatrisë u ofrohet një hapësirë ku ata kanë mundësi të pushojnë dhe të lexojnë. Ajo u shpreh e kënaqur me iniciativën e studentëve të Kolegjit Riinvest lidhur me këtë donacion.
Mirëpo kjo nuk është ndihmesa e vetme që ky kolegj ka bërë ndaj Klinikës së Pediatrisë. Poashtu edhe kuzhina e repartit të hemato-onkologjisë është kompletuar, duke u ofruar një lehtësim të madh në pregaditjen e ushqimeve të nevojshme për pacientët qëmarrin trajtimnë këtë repart.
Falenderues ndaj kësaj ndihmese ishte edheD rejtori I Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Curr Gjocaj, I cili tha se ky investim ka domethënie të veçantë pasi I plotëson nevojat e fëmijëve.
Ndërsa shefja e repartit të Hemato-Onkologjisë, Violeta Grajçevci Uka tha se kjo ndihmesë nga Kolegji Riinvest, e ka kompletuar këtë repart. Poashtu ajo ceku që falë Kolegjit Riinvest janë kompletuar edhe këndi I pritjes për prindër dhe këndi I pacientëve ambulant në Klinikën e Pediatrisë.
Bleona Foniqi, student në Kolegjin Riinvest tha se ky projekt duhet të shërbejë si vetëdijësim edhe për qytetarët që të kenë gatishmëri që t’I ndihmojnë të gjitha repartet që veprojnë në kuadër të QKUK-së.
Ky donacion për Klinikën e Pediatrisë vie si pjesë e bashkëpunimit mes Kolegjit Riinvest dhe UNICEF-it.












