Kjo është Tina Xhemajli – politikanja që po lufton për barazi gjinore në Suedi

Kjo është Tina Xhemajli – politikanja që po lufton për barazi gjinore në Suedi

Politikanja suedeze me prejardhje nga Kosova, Tina Xhemajli, e cila është anëtare dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak në Komunën e Staffanstorp në Suedi ka vendosur të largohet nga partia e saj, Partia e të Moderuarve, një nga dy partitë më të mëdha në Suedi, për shkak të pakënaqësive  me trajtimin e grave brenda partisë, njofton […]

Politikanja suedeze me prejardhje nga Kosova, Tina Xhemajli, e cila është anëtare dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak në Komunën e Staffanstorp në Suedi ka vendosur të largohet nga partia e saj, Partia e të Moderuarve, një nga dy partitë më të mëdha në Suedi, për shkak të pakënaqësive  me trajtimin e grave brenda partisë, njofton Klan Kosova.

Xhemajli ka thënë për programin e lajmeve në televizionin suedez Sveriges se ka një “pikëpamje mesjetare për gruan”, brenda partisë së saj.

Xhemajli ishte bërë anëtare te Të moderuarve, parti me pikëpamje ideologjike liberalo-konservative, qysh nga viti 2006 dhe ishte një nga politikanet kryesore të partisë në Staffanstorp.

“Ekziston një kulturë brenda partisë që krijon disavantazhe për gratë. Sidomos për nënat e reja dëgjohet shpesh se sa e papërshtatshme është që të jesh politikisht aktive”, ka thënë Xhemajli.

Ajo thotë se krejt ndryshe është puna kur bëhet fjalë për burra që bëhen me fëmijë, krahasuar me gratë.

“Për burrat thuhet se është një gjë e çmuar të kenë fëmijë. Ata shpërblehen edhe më paga më të larta dhe pozita”.

Pabarazinë Xhemajli e ka ndjerë edhe vet kur kishte munguar për shkak të lindjes.

Ajo, një vit e gjysmë më parë, kishte pranuar aprovimin se i lejohet mungesa nga takime të ndryshme për t’u kujdesur për vajzën e sapolindur, por gjatë kohës sa ishte në pushimin të lindjes, i ishte kërkuar nga partia që të hiqte dorë nga pozitat që mbante për shkak se mungesa e saj e gjatë ishte e papranueshme.

“Kjo është një nga arsyet që më ka bërë ta lë partinë, por mbi të gjitha, është kultura që proklamon partia rreth këtyre çështjeve”.

“Jam dëshmitare e disa rasteve të tilla, por nuk dua të përmendi emra të përveçëm, na takon neve grave të dalim në ballë të këtyre problemeve”.

Megjithatë, Xhemajli, kur është pyetur se kush janë njerëzit brenda partisë së saj që u kërkojnë grave të lënë postet e tyre politike brenda partisë vetëm se janë gra, ajo ka refuzuar të japë ndonjë emër.

Deklaratat e Xhemajlit i ka kundërshtuar kryetari i komunës, Christian Sonesson, duke thënë se ajo çfarë po prezantohet nga Xhemajli nuk qëndron.

“Në partinë tonë mundësitë janë të barabarta si për gratë si për burrat”.

“Nuk e përcakton gjinia çfarë pozite, apo çfarë page merr. Prandaj kjo që po thotë Tina nuk është e vërtetë. Nuk e shoh se e kemi një problem të tillë në parti”, ka thënë Sonesson.

Në ndërkohë, Tina Xhemajli, ka deklaruar se do të vazhdojë të mbajë pozitat e saj si anëtarë e Këshillit Bashkiak dhe nënkryetare.

“Unë marrë përgjegjësitë që më takojnë pasi kam besimin e votuesve. Unë e bëj këtë punë dhe e bëj mirë. Për vendimin tim kam marrë mesazhe shumë pozitive nga njerëzit”.

Ajo ka treguar se mbase në të ardhmen do të bëhet anëtare e ndonjë partie tjetër me të cilën ndanë qëndrime të njëjta, njofton Klan Kosova.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?