Kjo është prezantuesja 35-vjeçe që synon të sfidojë Putinin në zgjedhje

Kjo është prezantuesja 35-vjeçe që synon të sfidojë Putinin në zgjedhje

Ksenia Sobchak, vajza e Anatolit, ish-bashkiakut të Shën Petersburgut dhe kumbar politik i Vladimir Putinit, do të sfidojë presidentin rus në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2018. Për prezantuesen televizive, e cila nuk i ka mbushur akoma 36 vjeçe, “pjesëmarrja në zgjedhje, – pohon, – mund të jetë vërtet një hap para drejt transformimit të vendit, […]

Ksenia Sobchak, vajza e Anatolit, ish-bashkiakut të Shën Petersburgut dhe kumbar politik i Vladimir Putinit, do të sfidojë presidentin rus në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2018. Për prezantuesen televizive, e cila nuk i ka mbushur akoma 36 vjeçe, “pjesëmarrja në zgjedhje, – pohon, – mund të jetë vërtet një hap para drejt transformimit të vendit, për të cilin ka shumë nevojë”. Komentet e ardhura nga Kremlini, të lënë të kuptojnë se lajmi nuk është shqetësues.

Një vizion politik për t’u sqaruar – Ksenia Sobcak, thotë që pikërisht kandidatura mund të konsiderohet një zgjedhje “kundër të gjithëve” dhe shton: “Unë nuk do të jem një kandidate çfarëdo, por një megafon për të gjithë ata që mund të votojnë: jam e gatshme të transmetoj kritik kundër sistemit aktual dhe ka shumë kritika, në çdo pjesë të spektrit politik”.

Në lidhje me përvojën e saj politike, ajo thotë: “Jam e gatshme të alternoj propozime si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, pastaj problemet e korrupsionit dhe të pushtetit absolut janë më të mëdha se divergjencat tona ideologjike”.

Edhe sa i takon faktit, që përveç se ka ndarë opinionin publik dhe është shkaktuar një luftë (ajo për Krimenë) me dhjetëra e qindra të vdekur, Sobchak zgjedh të mos marrë qëndrim: “Unë nuk i përkas asnjë partie, por jam e lidhur me logjikën e grupeve të pushtetit, nuk jam as në favor të faktit që Krimeja është ruse, por besoj se janë qytetarët, përmes zgjedhjeve, që duhet të kontrollojnë pushtetin dhe janë qytetarët, së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe fqinjët tanë, që të zgjedhin se kujt i përket Krimea”.

Komenti i Kremlinit – Gazetarja dhe prezantuesja televizive, mund “të ketë sukses në politikë”, por duhet të jetë “e aftë t’i përgjigjet vullnetit të popullit”. Me këto fjalë, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, ka komentuar zbritjen në skenë të Ksenia Sobchak, duke e cilësuar “një person të talentuar”, që “ka përvojë në disa fusha dhe është mjaft e përgatitur”.

Sipas Peskov, 35-vjeçarja “nëse parashikon të hyjë në politikë, duhet ta nisë nga zero dhe të ketë përvojë, sepse politika është shumë ndryshe nga gazetaria dhe spektakli”.

Nga këto deklarata, del se asnjë për momentin nuk ndihet i kërcënuar nga kandidatura e Ksenias, duke mos e marrë shumë seriozisht. Edhe pse burime nga Kremlini kanë deklaruar zgjedhjen e mundshme të saj, për momentin mungon zyrtarizmi i kandidaturës së Vladimir Putinit. /Lajmi.net/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?