Kjo bukuroshe nga LDK’ja, thyen rekord me vota

Rrezarta Krasniqi është asamblistja femër që ka mbledhur numër rekord të votave në qytetin e Vushtrrisë. Vajza e cila vjen nga radhët e LDK-së i la prapa meshkujt edhe femrat që ishin në listë për kuvend komunal. E në këtë listë Rrezarta po del të jetë e para. Ajo mori plot 459 vota. Ajo nuk […]
Rrezarta Krasniqi është asamblistja femër që ka mbledhur numër rekord të votave në qytetin e Vushtrrisë.
Vajza e cila vjen nga radhët e LDK-së i la prapa meshkujt edhe femrat që ishin në listë për kuvend komunal.
E në këtë listë Rrezarta po del të jetë e para. Ajo mori plot 459 vota.
Ajo nuk i la pa falënderuar votuesit e saj. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo është mahnitur kur ka kuptuar se është e para.
“Të nderuar qytetar, sapo mora rezultatet dhe doli se kam fituar besimin e një numri të madh të qytetarëve. Ju falënderoj shumë në mbështetjen tuaj e cila bëri të jem kandidatja më e votuara nga lista për asamble e LDK-së në Vushtrri. Për katër vitet e ardhshme do të përpiqem të ju përfaqësoj në mënyrën më të denjë, do të angazhohem për kthimin e krenarisë për qytetin tonë dhe për një jetë më të mire për qytetarët”, ishte statusi i saj.












