Kjo aktore akuzon ish-presidentin Bush për keqtrajtim

Heather Lind në profilin e saj në Instagram ka zbuluar se ishte viktimë e keqtrajtimit nga ish-presidenti amerikan George H. W. Bush. Aktorja publikisht ka turpëruar ish-presidentin Bush. Ylli i serisë “Turn: Washington’s Spies”, në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar se ish-presidenti e kishte keqtrajtuar seksualisht gjatë një takimi të përbashkët. “Ai më […]
Aktorja publikisht ka turpëruar ish-presidentin Bush. Ylli i serisë “Turn: Washington’s Spies”, në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar se ish-presidenti e kishte keqtrajtuar seksualisht gjatë një takimi të përbashkët.
“Ai më keqtrajtoi seksualisht derisa ishim duke pozuar për një foto të përbashkët. Ai më ka prekur nga mbrapa nga karroca e tij invalidore, derisa bashkëshortja e tij Barbara qëndronte anash. Më ka treguar edhe një shaka të pavend”, shkruan aktorja 34-vjeçare, transmeton KosovaPress.
Por, akuzat e saj janë hedhur poshtë përmes një kumtese nga familja Bush.
“Presidenti Bush kurrë, nën asnjë rrethanë, nuk do t’i krijonte qëllimisht diçka të pakëndshme”, thuhet në kumtesë.












