Këto janë të gjitha komunat që fituan pa balotazh (Foto)

Nga 1,890,952 qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind. Në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve. Në shumicën e 38 komunave të Kosovës votat e numëruara arrijnë deri në 90 për qind. Sipas […]
Nga 1,890,952 qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind.
Në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve.
Në shumicën e 38 komunave të Kosovës votat e numëruara arrijnë deri në 90 për qind.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK

Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK
Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK
Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur
Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe.
Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK
Novobërdë: Svetislav Ivanociç nga Lista Serbe






























