Këto janë 31 zotimet e Faton Topallit për Ferizajn

Këto janë 31 zotimet e Faton Topallit për Ferizajn

Në Ferizaj edhe pse u ndërrua qeverisja disa herë, mendësia qeverisëse ka mbetur e njëjtë, kurse problemet u trashëguan e nuk gjetën zgjidhje. PDK e LDK nuk patën asnjëherë plan konkret qeverisës, por në vazhdimësi qeverisën nëpërmjet klientelizmit, ndaj diskriminimi e pabarazia për qytetarët e Ferizajt shënoi rritje, kurse pushtetarët dhe oborrtarët e tyre përfituan […]

Në Ferizaj edhe pse u ndërrua qeverisja disa herë, mendësia qeverisëse ka mbetur e njëjtë, kurse problemet u trashëguan e nuk gjetën zgjidhje. PDK e LDK nuk patën asnjëherë plan konkret qeverisës, por në vazhdimësi qeverisën nëpërmjet klientelizmit, ndaj diskriminimi e pabarazia për qytetarët e Ferizajt shënoi rritje, kurse pushtetarët dhe oborrtarët e tyre përfituan nga kjo.

Lëvizja VETËVENDOSJE! me 22 Tetor e ka programin i cili përbëhet nga 31 zotime, e të cilat përbëjnë rrugën e duhur për zgjidhjen e problemeve thelbësore me të cilat ballafaqohen ferizajasit. Këto zotime janë përpiluar nga kandidati për kryetar komune që do t’i prijë ndryshimit të madh në Ferizaj, Faton Topalli, bashkë me ekipin e tij të përbërë nga profesionistë të të gjitha fushave. Secili zotim shfaq zgjidhjen e një problemi që rëndon jetën e qytetarit, për realizimin e të cilit nevojite vullneti, përkushtimi, dija e guximi, të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka manifestuar përherë.

Gjatë prezantimit të këtyre  zotimeve sot, Faton Topalli tha se brenda mandatit prej katër vitesh, ai do të japë maksimumin për të realizuar me sukses secilin zotim të paraqitur, që të mundësohet kthimi i shpresës dhe i dinjitetit në Ferizaj.

Topalli tha se vetëm qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj, e ka vizionin që mundëson ndryshimin. Dhe potencoi se ndryshimi nuk ka qenë kurrë më afër, por për jetësimin e tij, ai ftoi për angazhim dhe mobilizim të të gjithëve.

31 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Ferizajt

  1. Kënde të leximit në secilën shkollë 9 vjeçare, laborator në çdo klasë 9 vjeçare (kimi, fizikë, biologji), secila klasë do të ketë dollapë për libra.
  2. Shujta falas për të gjithë fëmijët në klasat 1-5 dhe për nxënësit e klasave të 6-9-ta në shkollat e përfshira në mësimin tërë ditor.
  3. Restaurimi i ish gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” dhe vendosja e Shkollës së Arteve në të.
  4. Çerdhe publike çdo 24 muaj nga dy çerdhe.
  5. Furnizimi i rregullt pajisje mjekësore dhe planifikimi i furnizimit me barna në ccdo qendër të mjekësisë familjare e ambulancë.
  6. Kontrolle sistematike mjekësore e stomatologjike në të gjitha shkollat e Komunës për qëllime preventive.
  7. Ndërtimi i Qendrës sëe re të mjekësisë familjare në Prelez dhe Koshare si dhe renovimi i Qendrave të mjekësisë familjare ekzistuese.
  8. Themelimi i Drejtorisë së Inspeksionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje.
  9. Hartimi i hartës zonale të komunës dhe publikimi i lejeve të ndërtimit në webfaqen e komunës.
  10. Sistemi i gjurmimit të lejeve ndërtimore “Permit Tracking System”.
  11. Rigjenerimi urban “Lagje për Lagje”.
  12. Qendra për orientim në karrierë që të sigurohemi për lidhjen e shkollës profesionale me punësimin.
  13. Planifikimi i një zone të re ekonomike në Babush.
  14. Ndriçim, rrugë dhe kanalizim për zonat industriale në Prelez dhe Babush.
  15. Rritja e buxhetit në bujqësi për subvencione dhe program i ndershëm subvencionimi për fermerët.
    16. Zgjidhja fshat për fshat e problemit të kanalizimit.
  16. Funksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatra.
  17. Trotuare funksionale,  ndërtimi aty ku nuk ka dhe lirimi i trotuareve të zëna.
  18. Rivitalizimi i brendshëm i teatrit “Adriana” brenda 24 muajve.
  19. Shtimi i fondit të librave,  modernizimi i bibliotekave dhe sallave të leximit.
  20. Renovimi dhe vendosja e ngrohjes në palestrën e sporteve “Bill Clinton” brenda 36 muajve, si dhe ndërtimi i parkut rekreativ sportiv qendror.
  21. Planifikimi dhe ndërtimi i këndeve rekreative sportive lagje për lagje.
  22. Dixhitalizimi i shërbimeve komunale – Qytetarët informohen nga Komuna për kërkesat e tyre dhe modernizimi i shërbimeve të ofiqarisë – Prokurimi sipas modelit të transparencës radikale.
  23. Punësim sipas modelit të anonimitetit, që është provuar në shtetet e Bashkimit Evropian.
  24. Themelimi i Arkivit dhe ruajtja e dokumenteve sipas ligjit (arkivi dixhital).
  25. Zgjerimi i ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.
  26. Instalimi i hidrantëve në zonën urbane (plan për mbrojtje nga zjarri).
  27. Program social i banimit 3 vjeçar.
  28. Programi për qasje në institucionet publike për personat me nevoja të veçanta, si dhe për integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
  29. Infrastrukturë moderne në tregun e gjelbër dhe Tregu mobil i prodhimeve vendore.
  30. Fuqizimi i bashkësive lokale në shërbim të banorëve dhe vendimmarrje në bashkëpunim me qytetarë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?