Këtë ditë shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Këtë ditë shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, dje gjatë ditës ka bërë të ditur se institucioni që e drejton është në proces së publikimit sa më të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit Ajo tha se prioritet mbetet edhe përgatitja e KQZ-së për rundin e dytë të zgjedhjeve, që do […]

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, dje gjatë ditës ka bërë të ditur se institucioni që e drejton është në proces së publikimit sa më të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit

Ajo tha se prioritet mbetet edhe përgatitja e KQZ-së për rundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen muajin tjetër. Këto komente e para e KQZ-së i ka bërë gjatë një konference për shtyp, ku ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar që procesi zgjedhor të shkojë sa më mirë. Po ashtu Daka u shpreh e kënaqur me vlerësimin që ky institucion ka marrë nga Bashkimi Evropian mbi procesin zgjedhor.

“Tashmë si shtet i ri i kemi dhënë një pamje vendit tonë nëpër botë për zgjedhje të lira, demokratike e sipas standardeve ndërkombëtare. Nuk ka qenë aspak e lehtë për institucionin tonë që të kalojmë nga një proces zgjedhor në tjetrin, por KQZ-ja tashmë është dëshmuar si një institucion që ka kapacitete të plota dhe mbi të gjitha vullnet të madh për përmbushjen e detyrimeve”, ka thënë ajo.

Daka tha se që nga qytetarët e deri tek organet e larta që morën pjesë në zgjedhje i kanë kontribuar transparencës dhe demokracisë në zgjedhje, shkruan sot Zeri.
Ajo po ashtu ka shprehur mirënjohje për ndihmën e OSBE-së dhe të IFES-it në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Daka u shpreh e kënaqur me vlerësimin e Bashkimit Evropian për procesin zgjedhor të 22 tetorit.

“Gjatë ditës së djeshme dhe sot kemi marrë mesazhe të shumta përgëzimi për organizimin e zgjedhjeve. Së fundmi edhe Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka vlerësuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Daka.
Ajo ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Tani e tutje puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është e orientuar në shpalljen sa më të shpejtë që është e mundur të rezultateve përfundimtare. Ju njoftojmë se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat dhe së shpejti do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta për të proceduar tutje me shpalljen e këtyre rezultateve”, tha tutje ajo, shkruan Zeri.

“Prioritet ynë është fillimisht shpallja në kohë e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në mënyrë që të jemi në hap me kohën për të arritur ta përgatisim rundin e dytë të këtyre zgjedhjeve”, tha Daka.

Daka po ashtu ka informuar të gjithë kandidatët se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ofrojë transparencë maksimale si një hap për rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor. Ajo më tutje sqaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë së shpejti me publikimin e të gjitha kopjeve të skanimit të formularëve të rezultateve për kandidatët dhe formularëve të rezultateve përfundimtare. “Pra të gjithë kandidatët, qofshin në garë për kryetar komune apo për kuvende komunale, do të mundë t’i shohin rezultatet e tyre për secilin vendvotim, duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve, të cilët kanë ardhur nga vendvotimet”, ka thënë ajo.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?