Kështu nuk i keni parë kurrë Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë në Sheshin “Ibrahim Rugova”, filloi festën e saj për fitore në Prishtinë. Mirëpo, gjatë kësaj feste të LDK-së ajo çfarë bie në sy është afërsia e kreut të këtij subjekti politik, Isa Mustafa dhe deputetes Vjosa Osmani. Më parë është përfolur se Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kishin “acaruar” marrëdhëniet […]
Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë në Sheshin “Ibrahim Rugova”, filloi festën e saj për fitore në Prishtinë.
Mirëpo, gjatë kësaj feste të LDK-së ajo çfarë bie në sy është afërsia e kreut të këtij subjekti politik, Isa Mustafa dhe deputetes Vjosa Osmani.
Më parë është përfolur se Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kishin “acaruar” marrëdhëniet për shkak të kundërshtimeve që Osmani i bënte Mustafës gjatë kohës së qeverisjes, e sidomos për shkak të kundërshtimit të saj me koalicionin me PDK-në, votimin e presidentit Hashim Thaçi, Demarkacionin e shumë çështje të tjera.
Por, si duket kjo “armiqësi” mes tyre ka përfunduar mbrëmë pas rezultateve preliminare për Prishtinën.















