Këshilltari i Trumpit kishte gënjyer për lidhjet me Rusinë

Këshilltari i fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump është deklaruar fajtor pasi ka gënjyer FBI-në në lidhje me kohën e takimeve rreth ndërmjetësimit të dyshuar për Rusinë. George Papadopoulos pranoi se bisedimet ndodhën në kohën kur ai punonte për Trumpin,dhe jo më parë. Ai tha se atij i ishte thënë se rusët posedonin “materiale […]
Këshilltari i fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump është deklaruar fajtor pasi ka gënjyer FBI-në në lidhje me kohën e takimeve rreth ndërmjetësimit të dyshuar për Rusinë.
George Papadopoulos pranoi se bisedimet ndodhën në kohën kur ai punonte për Trumpin,dhe jo më parë.
Ai tha se atij i ishte thënë se rusët posedonin “materiale të dëmshme” për Hillary Clinton.
Akuzat janë të parat që do të sillen nga Robert Mueller, avokati i posaçëm që heton lidhjet e dyshuara midis Rusisë dhe fushatës së Trump.
Të dy palët mohojnë çdo marrëveshje.
Më parë është raportuar se ish-menaxheri i fushatës së Trump, Paul Manafort ishte akuzuar për mashtrim tatimor lidhur me një rast nga hetimi Mueller.












