Kërkohet ndryshimi i teksteve shkollore, kanë përmbajtje të pasaktë

Kërkohet ndryshimi i teksteve shkollore, kanë përmbajtje të pasaktë

Tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, duhet të ndryshohen, pasi përmbajnë disa të dhëna të pasakta. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me temën “Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë dhe të edukatës qytetare”. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në […]

Tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, duhet të ndryshohen, pasi përmbajnë disa të dhëna të pasakta.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me temën “Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë dhe të edukatës qytetare”.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se tekstet e historisë duhet të ndryshohen, që nxënësit të informohen në mënyrë të duhur.

“Të ndryshohen tekstet shkollore,  sidomos ato të historisë, që kanë të bëjnë më periudhën e  viteve 90, respektivisht në periudhën para luftës, gjatë dhe pas luftës. Sepse gjetjet tona ishin, se kjo pjesë e historisë përmban disa të dhëna që janë të pasakta dhe ne kemi shpresuar që ato mund të ndërrohen, që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme së paku të informohen në mënyrë të duhur mbi dëmet e luftës, respektivisht mbi humbjet në njerëz gjatë luftës. Nga ana tjetër në asnjë tekst shkollor, as në shkollën fillore dhe as në atë të mesme, nuk flitet për mekanizmat e drejtësisë tranzicionale”, tha Blakaj.

Fatmir Bytyqi, këshilltar i ministrit të Arsimit, tha se është krijuar konfuzitet sa i përket librave të historisë dhe se kjo ka ndikuar që librit shumë pak t’i besohet.

“Ne e kemi pasur dhe një histori tjetër, që e kemi pasur të fshehur, një histori që se kemi ditur as kush e ka shkruar, e që ne e kemi lexu. Kemi qenë para një realiteti, t’i besojmë librit dhe mësuesit të historisë, apo t’i besojmë atij libri, që e kemi mbajtur fshehtas. Krejt këto konfuzione  tek të rinjtë kanë ndikuar që fakt ne t’i besojmë shumë pak librit. Mjerisht ne kemi të kaluar, kemi kaluar një luftë. Pas luftës e dimë se çfarë cilësie, kush ka shkruar libra. Sot jemi para një situate që për librat e historisë, ne mund të flasim dhe mund të themi se libri duhet t’i plotësoj këto kritere didaktike pedagogjike….Jemi para një situate kur vërtetë a mund ne tash komplet me fshi të kaluarën. Është jashtëzakonisht vështirë. Megjithatë puna që do të bëhet dhe uroj që të bëhet me këto libra, është një punë e mundimshme, sepse vështirë harrohet ajo. Por unë besoj që të bëjmë libra sa më të mirë, që vërtetë të përballojmë dhe të ballafaqohemi realisht me situatën nëpër të cilën kemi kaluar”, tha ai.

Ndërkaq Arbër Salihu, nga Asociacioni i mësimdhënësve të Historisë së Kosovës, tha se në tekstet e historisë ka pasur mangësi dhe gabime dhe se duhet të ketë tekste të reja.

Ndërsa thotë se historia nuk mund të shkruhet pa fakte dhe të dhëna të sakta, të cilat kanë munguar sa i përket periudhës së luftës së fundit.

“Historia nuk mund të shkruhet pa burime, pa fakte. Fatkeqësisht për këtë periudhën e fundit, akoma nuk i kemi të dhëna të sakta. Sepse ka të dhëna kontradiktore për një ngjarje, personat që kanë qenë aty japin mendime të ndryshme. Dhe ne kemi ardhur në përfundim që është mirë në mënyrë telegrafike të prezantohet historia e fundit e luftës në Kosovë“, tha Salihu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?