KEDS këshillon nxënësit për kursim të energjisë elektrike

KEDS këshillon nxënësit për kursim të energjisë elektrike

Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore të Korporatës, KEDS ka filluar projektin e “Efiçiencës së Energjisë Elektrike” me nxënës të shkollave fillore. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës janë përzgjedhur në fazën pilot 4 shkolla. Nën ligjërimin e studentëve të KEDS Akademisë, lidhur me masat efiçientë që duhet t’i zbatojnë në shtëpitë e tyre, janë pajisur […]

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës janë përzgjedhur në fazën pilot 4 shkolla.

Nën ligjërimin e studentëve të KEDS Akademisë, lidhur me masat efiçientë që duhet t’i zbatojnë në shtëpitë e tyre, janë pajisur me njohuri të gjithë nxënësit e klasave të katërta të shkollave fillore “Shkëndija” në Hajvali, “Andon Zako- Çajupi” në Bardhosh, “Hilmi Rakovica” në Kodër të Trimave. Pilot projekti përfundon me nxënësit e shkollës fillore “Nazim Gafurri” po në qytetin e Prishtinës.

Nxënësve u është mësuar nga studentët e trajnuar të KEDS Akademisë përdorimi sa më efiçient i të gjitha pajisjeve shtëpiake që funksionojnë me energji elektrike.

Menaxherja e departamentit të komunikimeve në KEDS-së, Naxhije Arifaj ka deklaruar se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve që ka ndërmarrë KEDS-i në fushën e përgjegjësisë shoqërore.

“KEDS ka filluar me projektin për efiçiencën apo kursimin e energjisë elektrike në shkolla, ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve të tjera që KEDS është duke i realizuar në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Sot është dita e tretë e projektit dhe projekti po shkon mjaftë mirë. Këtë po e vërejmë tek nxënësit të cilët janë shumë të interesuar …Efekti që dëshirojmë të arrijmë me këtë projekt është që t’i mësojmë fëmijët që të kursejnë energjinë elektrike, të vetëdijesohen,  pra në kursim, por që këto  këshilla t’i bartin edhe tek familjarët e tyre, tek shokët dhe shoqet dhe miqtë e tjerë“, tha ajo.

Arifaj po ashtu tregoi se me qëllim që ligjërata të bëhet më atraktive për nxënësit, ata kanë përfshirë edhe animacione si Elmeni, të cilat do iu ndihmojnë nxënësve që t’iu mbesin në kujtesë më shumë këshillat që KEDS i ka ndarë me ata.

Ndërkaq, mësimdhënësja e shkollës fillore “Hilmi Rakovica”, Pranvera Muqiqi këtë projekt të KEDS-it e ka konsideruar të qëlluar dhe të domosdoshëm për vetëdijesimin e nxënësve për kursimet energjetike.

“Ndryshimet gjithmonë ose tek ne është mirë me filluar që nga rinia, që nga të rinjtë dhe nga ato moshat, të vegjlit që ne i kemi në hapat e arsimimit mos të them vetëdijesimit sepse duhet me u vetëdijesuar edhe ne të rriturit…Mendojë që është shumë e domosdoshme dhe shumë e qëlluar, besoj dhe shpresoj shumë se ka me pas efekt”, tha ajo.

Ligjëruesja e këtij projekti e cila njëherit është edhe studente e KEDS Akademi, Marjeta Dobra tha se qëllimi i këtyre ligjëratave është vetëdijesimi i nxënësve të klasave të katërta lidhur me kujdesin ndaj energjisë elektrike.

Ajo shtoi se kanë synim që përmes fëmijëve të transmetohet mesazhi për efiçiencën e energjisë edhe tek familjarët.

“Ne kemi të caktuara katër studente nga KEDS Akademia për t’i ligjëruar nxënësve të klasave të katërta në lidhur me kursimin e energjisë elektrike, t’i vetëdijesojmë ata se si të kujdesin energjinë dhe ta transmetojnë këtë mesazh tek familjarët e tyre. Po ashtu ne po u japim nxënësve disa njohur të përgjithshme në lidhje me energjinë elektrike, se si ajo prodhohet dhe se si na furnizon në shtëpitë tona, po ashtu po i vetëdijesojmë me ndotjen e ambientit në lidhje me ngrohjen globale dhe duke rezultuar kështu me përparësitë e kursimit të energjisë elekrtike”, tha ajo.

Ligjeratat kanë qenë interaktive dhe është kërkuar në vazhdimësi edhe aktivizimi i nxënësve, përderisa maskota e përgatitur nga KEDS ka bërë që trajnimi të jetë edhe shumë atraktiv dhe i akceptueshëm për nxënës.

Nxënësja e klasës së katërt, Brisilda Beka, e cila tha se fal Elmenti ajo ka mësuar për ruajtjen e rrymës.

“Unë prej Elmenti kam mësuar se drita nuk duhet t’i lëmë ndezur, makinën e rrobave duhet ta mbushim plotë dhe pastaj ta lëshojmë, derën e frigoriferit nuk duhet ta lëmë hapur vetëm sa na nevojitet dhe gjërat e nxehta në frigorifer nuk duhet t’i lëmë“, tha ajo.

KEDS të njëjtën kohë ka përgatitur edhe borshurën përkatëse që i është shpërndarë të gjithë nxënësve që kanë qenë pjesë e trajnimit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?