Me kë do të bëjë koalicion Sokol Bashota për Klinën?

Ish kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota në zgjedhjet lokale ka arritur të marrë 6 mijë e 526 vota 37.18 për qind të tyre, duke shkuar në balotazh me kandidatin e AAK-së, Zenun Elezaj i cili ka arritur të marrë 4.510 vota ose 25.69 për qind. Bashota për Indeksonline […]
Ish kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota në zgjedhjet lokale ka arritur të marrë 6 mijë e 526 vota 37.18 për qind të tyre, duke shkuar në balotazh me kandidatin e AAK-së, Zenun Elezaj i cili ka arritur të marrë 4.510 vota ose 25.69 për qind.
Bashota për Indeksonline ka thënë se janë duke pritur rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja, pastaj do të vendos se me cilin subjekt politik mund të shkohet në koalicion për të udhëhequr komunën e Klinës.
“Vendimi i qytetarëve na qoi në balotazh edhe mua si kandidat i PDK-së, me përfaqësuesin e aleancës edhe presim tani vazhdim e zgjedhjeve me datë 19 nëntor. Për momentin jemi duke i marrë rezultatet nga KQZ-ja për numrin e kandidatëve për asamble ajo që është me rendësi është që ne si subjekt politike kemi rritje të theksuar të votës partiake. Nga 9 asamblist që i kemi pas tani i kemi 10, por po presim që edhe të 11-tin ta sigurojmë. Më pas do të shohim se me cilin përkrahjen e cilit subjekt mund ta kemi për të vazhduar me tutje”, ka thënë Bashota.
Ai ka theksuar procesi i zgjedhjeve në këtë komunë ka shkuar në rregull duke mos u shënuar asnjë incident.
“Fillimisht i përshëndes të gjithë qytetarët e komunës së Klinës, për një dalje dinjitoze në këto zgjedhje duke pas parasysh se është ruajtur qytetaria në komunën tonë duke mos pasur asnjë incident të vetëm”, ka thënë Bashota.












