Katalonja konfirmon edhe zyrtarisht se nuk i ndjek ligjet e Spanjës

Autoritetet katalunase nuk do të ndjekin urdhrat nga qeveria spanjolle nëse Madridi lëviz për të rivendosur kontrollin mbi rajonin, thotë një zyrtar i lartë. Zëdhënësi i çështjeve të jashtme Raul Romeva i tha “BBC” se qeveria qendrore po vepronte kundër vullnetit të katalanasve, shkruan Periskopi. Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka njoftuar planet për të […]
Zëdhënësi i çështjeve të jashtme Raul Romeva i tha “BBC” se qeveria qendrore po vepronte kundër vullnetit të katalanasve, shkruan Periskopi.
Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka njoftuar planet për të shkarkuar qeverinë e rajonit dhe për të kufizuar disa nga liritë e parlamentit të saj.
Partitë separatiste në Katalonjë do të diskutojnë më vonë planet e tyre.
Senati spanjoll pritet të miratojë masat e qeverisë të premten së bashku me një propozim për zgjedhje të reja rajonale.
Si kemi ardhur këtu?
Qeveria katalane, e udhëhequr nga Presidenti Carles Puigdemont, tha se 43% thanë se kishin marrë pjesë në këtë votim ku 90% ishin në favor të pavarësisë.
Partitë e Unionistëve që fituan rreth 40% të votave në zgjedhjet katalane të 2015’s bojkotuan votimin dhe shumë përkrahës të pavarësisë qëndruan larg, duke argumentuar se nuk ishte e vlefshme.
Romeva tha se njerëzit e Katalonjës kishin votuar për pavarësinë dhe qeveria spanjolle kishte nevojë ta pranonte këtë.
Duke komentuar mbi mundësinë e sundimit të drejtpërdrejtë të Madridit, ai shtoi: “Si mund të jetojë Bashkimi Europian me atë situatë? Si mund të mbijetojë demokracia e BE’së dhe si mund të jenë të besueshme nëse lejojnë që kjo të ndodhë?
Çfarë ndodh më pas?
Puigdemont ka thënë se qeveria e tij nuk do të pranojë sundimin e drejtpërdrejtë nga Madridi zyrtar.
Përveç heqjes së Carles Puigdemont nga të gjitha fuqitë e tij, qeveria qendrore gjithashtu do të kërkojë të marrë kontrollin e policisë lokale të Katalonjës dhe transmetuesit e saj publik, TV3./Periskopi/












