“Katalanët e kanë mësuar një version të fallsifikuar të historisë për shumë vite”

Është ironike që, John Elliot e fillon tregimin e historisë së Spanjës përmes Katalonjës. Para se të niste të shkruante, ai kishte udhëtuar përgjatë gadishullit iberik me një grup shokësh, duke e ngasur një kamion të armatës britanike, dhe duke fjetur në shtëpi të dorës së tretë, ose nën pemësh të ullirit. Ishin të pesëdhjetat […]
Është ironike që, John Elliot e fillon tregimin e historisë së Spanjës përmes Katalonjës. Para se të niste të shkruante, ai kishte udhëtuar përgjatë gadishullit iberik me një grup shokësh, duke e ngasur një kamion të armatës britanike, dhe duke fjetur në shtëpi të dorës së tretë, ose nën pemësh të ullirit.
Ishin të pesëdhjetat dhe varfëria dukej gjithkund, por ajo që e rroku imagjinatën e historisë – që e fitoi çmimin e Princit të Asturiasit më 1996 – ishte dinjiteti i njerëzve në Spanjë që mbahej pavarësisht urisë dhe poshërimit. “Një dinjtetet i jashtëzakonshëm,” kujton ai ato ditë.
Sot, Spanja duket në shumë mënyra, se e ka shmangur shekullin e 20të, duke kaluar prej të 1800ave drejt e në shekullin e 21të. Nga prapambetja në modernitet, e gjitha kjo me shpejtësinë e dritës. “Historianët si unë që shkruajnë për këtë vend, e bëmë të njëjtin gabim,” thotë ai. “Ishim të paaftë të parashikonim ndryshimet drastike që zunë vend nga 1978 e deri sot. Nuk e analizuam impaktin e dëshirës për pajtim që kishte ardhur si rrjedhojë e vuajtjeve gjatë luftës civile.”
Elliot e quan veten historian sepse nuk i pëlqen fjala ‘hispanist’. Por në moshën 87 vjeçare, ai u pajtua të fliste në sesionin inaugurues të Tribunës së Hispanizmit që u mbajt në Institutin ervantes, që i ka mbledhur në një panel shkollarë tjerë të huaj të historisë së Spanjës si Paul Preston, Ian Gibson dhe Stanley Payne.
“Mendoj se historia e Spanjës e ka vuajtur mbikëqyrjen nga jashtë: një lloj të ndjesisë së superioritetit nga i cili mund të përmblidhet se ne të huajt e njohim historinë tuaj më mirë se ju vetë,” vëren Profesori i merituar i Universitetit të Oksfordit.
Fusha e ekspertizës së Elliotit është periudha prej shekullit të 15 deri në të 18-in, dhe brenda saj janë disa aspekte me të cilat ai nuk është aq i familjarizuar. Ajo përfshin Kataloninë dhe revoltën që Mbret Filipi i IV-të vuajti atje, dhe Portugalinë, më 1640. Studimi i parë i Elliotit për Spanjën, që ai e shkruajti në vitet 50të, ka të bëj me këtë çështje.
“Ishte një prej episodeve më serioze të mbretërimit të tij. Kriza e sotme pjesërisht i ka rrënjët aty.” tha Ellioti.
Në vitin 1640, nën kont dukën e Olivaresit, republika e Katalonisë zgjati për një javë, me mbështetje fillestare nga Franca e cila u tërhoq më vonë. Nëse i ndryshojmë këto elemente për deklaratën e njëanshme të pavarësisë, me Evropën që nuk e përkrah përçarjen, dhe me ekzodin e biznesit që zë vend në Katalonjë, shumë pak duket se ka ndryshuar në katër shekuj.
“I kuptoj arsyet që mund të kenë çuar deri këtu,” thotë Ellioti. “Veçanërisht pas kohës së Frankos. Por dështimi për të vlerësuar e çmuar ndryshimin e pabesueshëm që ka ndodhur në Spanjë dhe Katalonjë gjatë 40 viteve të fundit, është një gabim i tmerrshëm.”
Elliotti ndjen se ka edhe elemente tjerë që e shpjegojnë pse gjërat janë kështu siç janë sot.
“Edukimi, për shembull. Me fuqitë e transferuara në autonomi, përgjatë të 90’ave, nën (kryeministrin jetëgjatë) Jordi Pujol, gjenerata të tëra janë mashtruar me një version të rremë të historisë, një mashtrim me tendenca nacionaliste. Ata i kanë fshehur qëllimshëm pjesët që do të duhej të ndillnin debat lidhur me progresin që është arritur.”
Por as nacionalizmi spanjoll nuk ka ndihmuar, thotë historiani, që rekomandon njohjen e diversitetit si faktor që i bën të gjithë të pasur. Ellioti besonqë Katalonia dhe Vendi Bask, mbi të gjitha, duhet të njihen si kombe, por ai poashtu mendon se në përpjepjen për t’iu ofruar sa më shumë fuqi ekonomike dhe politike këtyre vendeve përgjatë tranzicionit demokratik, disa regjione mund të kenë shkuar shumë larg. Por, as struktura federale shtetërore nuk është një opsion i mirë: “Në Spanjë do të ishte shumë artificiale, nuk do të kryente punë.”
Libri i fundit i Elliotit do të qitet në shtitje në fund të 2018s. Në të, ai krahason rastet e Skocisë dhe Katalonjës, dhe gjen diferenca të ndryshme mes tyre.
“Një dallim është që, në kundërshtim me atë që besohet, centralizmi ekonomik dhe politik nuk përkon me Spanjën. Funksionon në Britani, por jo këtu. Londra është kryeqytet i të dy fronteve, përderisa në Spanjë, Madridi është qendër politike në kuptimin e vendim-marrjes, por Barcelona ishte kryeqyteti ekonomik me shekuj.”
Dorëshkrimi nuk është përfunduar ende, megjithatë. “Ende më mungon gjysma e kapitullit të fundit. Është mjaft e pasigurtë këto ditë, derisa po shkruhet fundi.”
“A është optimist ai për atë që do të pasojë? Jam optimist nga natyre. Por ju duhet të merrni në konsideratë që jo gjithçka në botë është racionale.” | Periskopi












