Kandidati për kryetar të Ferizajt paralajmëron kundër-kandidatët: Do ta kem të vështirë… (Video)

Nisma Qytetare për Ferizaj është e fokusuar që të fitojë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor. Kandidati për kryetar të Ferizajt nga kjo Nismës, në një intervistë për Periskopin tha se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do ta kenë të vështirë të bashkëpunojnë me parti të tjera në […]
Ai thotë për Periskopin se si Nismë nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti.
Tutje, deklaroi se pret që ta ketë përkrahjen e të rinjve të kësaj komune, meqë i tërë programi i tyre është i fokusuar tek ta.
“Ne nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti për bashkëpunim. Por presim që t’i fitojmë këto zgjedhje. Ne kemi hyrë me program konkret në këto zgjedhje, për t’i fituar ato. Këtë e kam bërë për të rinjtë. Por çfarë do të ndodhë u takon qytetarëve. Ata vendosin nëse e pranojnë këtë program, apo jo. Ne e ruajmë fytyrën tonë, edhe qytetarët ta ruajnë fytyrën e tyre. Nuk do të jetë mirë nëse qytetarët nuk na votojnë neve. Çdo koalicion nuk të lejon me i realizu programet. Do ta kemi vështirë të bashkëpunojmë me cilin do objekt. Kemi kampanjë që dallon nga të tjerët. Presim përkrahjen e të rinjve, meqë programi ynë është i orientuar posaçërisht tek ata”, tha Fazliu gjatë intervistës./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=4K6SGKx7Q8Y












