Kandidati për kryetar komune mbetet pa para, kërkon ndihmë nga qytetarët

Bashkim Fazliu, kandidat i Nismës Qytetare për kryetar të komunës së Ferizajt, ka kërkuar para nga qytetetarët, që ta mbështesin financiarisht për të realizuar fushatën, drejt zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Ai thotë se partia e tij financohet vetëm nga të hyrat vetanake, në krahasim me parti të tjera të cilat kanë burime edhe nga […]
Ai thotë se partia e tij financohet vetëm nga të hyrat vetanake, në krahasim me parti të tjera të cilat kanë burime edhe nga KQZ.
Këtë kërkesë, Fazliu e arsyeton me faktin që edhe në Amerikë, kandidatët për kryetar kanë aplikuar këtë metodë financimi gjatë fushatës.
‘’Mirëpresim dhe e respektojmë çdo euro tuajën, që e ndani nga familja juaj, nga fëmijët tuaj.’’,ka shkruar ai.
Ja kërkesa e plotë e Bashkim Fazliut në Facebook:
FTESË PËR DONACIONE
Të nderuar miq e dashamirë,
Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës të mi dhe të NQF-së.
Jemi duke hyrë gradualisht në javët e fundit të kësaj fushate të gjatë e të lodhshme. Një fushatë që karaterizohet poashtu me fonde krahasimisht jo të barabarta. Përderisa ne financohemi vetëm nga të hyrat tona, të tjerët kanë burime nga KQZ-ja dhe nga burime tjera.
Kam përcjellë një kohë të gjatë kampanjat e ndryshme amerikane, disa nga të cilat edhe vetë i kam mbështetur me donacione të rregullta simbolike. Dhe amerikanët nuk kërkojnë shuma tepër të mëdha. Ata kërkojnë donacione nga cilido qytetar (edhe Hillary Clinton e të tjerët), duke filluar nga 1$ e deri tek qindra e mijëra dollarë. Më të shpeshtat janë kuotat e 5,10,15 e 20 dollarë, po nuk përjashtohen edhe vlerat tjera. Vlerësoj se mënyra më e mirë për të bërë fushatë është duke përdorur parimet amerikane, që janë njëherit edhe parime dhe demokracia më e avancuar në botë. Prandaj nuk është e rastit që edhe para 4 viteve e kam pasë moton e Obamas si moton time ( PO NE MUNDEMI, YES ËE CAN), si dhe tash duke u fokusuar në krijimin e vendeve të punës përmes inovacioneve – siç është prioritet kombëtar amerikan dhe i shteteve më të përparuara në botë.
Për t’i arritur të gjitha këto, pos mbështetjes tuaj që na duhet në votime, na nevojitet edhe mbështetja financiare sipas mundësive që keni. Mirëpresim dhe e respektojmë çdo euro tuajën, që e ndani nga familja juaj, nga fëmijët tuaj. Dhe ju e dini se ne jemi të pastërt dhe vazhdojmë të mbetemi të tillë deri në fund.
Programi im inovativ ABC, do t’ju mundësojë mijëra të rinjëve që t’mos e bratisin Ferizajin e Kosovën, duke qenë të stimuluar për të dhënë kontributin këtu dhe për të punuar këtu! Prandaj ne presim mbështetjen tuaj dhe presim t’na jepni shansin që t’ju mbështesim juve dhe ta realizojmë programin tonë!












