Kandidati i PDK’së që krenohej se ka vjedhur vota ndëshkohet keq, ja sa vota mori kësaj radhe

Kandidati i PDK’së që krenohej se ka vjedhur vota ndëshkohet keq, ja sa vota mori kësaj radhe

Kandidati i PDK’së për Hanin e Elezit, Florim Shkreta, ka arritur të marrë 1 mijë e 728 vota në garën për kryetar komune. Ai ka siguruar 35,09 % të votave, megjithëse fituesi absolut i Hanit të Elezit, mbetet Rufki Suma. Kujtojmë debatin kur Shkreta krenohej se ka qenë në burg për vjedhje votash. Kandidati i […]

Kandidati i PDK’së për Hanin e Elezit, Florim Shkreta, ka arritur të marrë 1 mijë e 728 vota në garën për kryetar komune.

Ai ka siguruar 35,09 % të votave, megjithëse fituesi absolut i Hanit të Elezit, mbetet Rufki Suma.

Kujtojmë debatin kur Shkreta krenohej se ka qenë në burg për vjedhje votash.

Kandidati i PDK’së për kryetar të Hanit të Elezit,  Florim Shkreta, gjatë debatit me Jeta Xharrën, ka thënë se ai ka qenë në burg për vjedhje votash për PDK’në, por kjo sipas tij është ‘gjë e mirë’.

Ai ka thënë se madje ‘nganjëherë njeriu ka nevojë të shkojë në burg’, shkruan Periskopi.

Debati i plotë me gazetaren Jeta Xharra:

Xharra: Zotni Shkreta, njerëzit na kanë kallxu për ju që keni qenë të dënumë për vjedhje të votave e po kandidon për kryetar komune. Çfarë shembulli je tuj ju dhanë njerëzve

Shkreta: E çka ka të keqe që po kandidoj?

Xharra: Qysh, që ke vjedhë…s’di, a ka najsen të mirë që ke vjedhë vota a ?

Shkreta: Po ligji ma lejon

Xharra: Me vjedhë vota ta lejon ligji

Shkreta: Jo jo, qyre, akuzë muj me të ngritë edhe unë ti, por a kam bazë a s’kam bazë është diçka tjetër. Ama mu ligji ma lejon për me kandidu për kryetar.

Xharra: E a je kanë në burg?

Shkreta: Tashti mu…është e vërtetë kjo pyetje që ma ban se edhe burgun e kam majtë

Xharra: E ki majtë?

Xharra: Pash zotin qysh ish me majtë burg për vota

Shkreta: Shumë mirë, jam i kënaqtë shumë a…se me të vërtetë njeri ka nevojë kaniherë edhe në burg me shku. Po me shku kështu në mënyrë padrejtësisht ndoshta është pak, të mundon ma shumë, se nuk a’ kanë naj farë interesi i madh në atë vendvotimin që mu më kanë akuzu për me vjedhë vota.

Xharra: E sa vota i ke vjedhë? Hajt kallxona sa?

Shkreta: Nuk asht e vërtetë, domethënë procesi në vendvotim ka përfundu shumë në mënyrë të rregullt, tashi në rinumërim atje nuk e di sha kanë ba. Tashti po unë dyshoj që këtu është montim, se gjatë procesit gjyqësor njerëzit që janë akuzu baraz me mu

Xharra: Sa kohë ke majtë zoti Shkreta?

Shkreta: 6 muaj ditë

Xharra: Për sa vota 6 muaj?

Shkreta: Poj se di vallai si kam krejt shënimet Unë nuk ndjehna fajtor për këtë, kjo asht montim./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?