Kandidati i PDK’së për Prizrenin bie në ‘grackën’ e mashtrimeve të rrjeteve sociale

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se përdorimi i të dhënave të tij personale dhe fotografive tanimë nuk lejohet pa pëlqimin e tij, shkruan Periskopi. Në profilin e tij, ai shkruan se sot (4 […]
Në profilin e tij, ai shkruan se sot (4 tetor 2017) ka hyrë në fuqi Ligji i “Facebookut”, i cili sipas tij ndalon publikimin, kopjimit ose shpërndarjen e të dhënave të tij personale apo huazimin e çfarë do aksionin tjetër kundër tij, në bazë të përmbajtjes së profilit të tij në Facebook.
Duket se ai ka rënë pre e mashtrimeve që bëhen në rrjete sociale me shpërndarjen e publikimeve të tilla.
Në këtë shkrim të shpërndarë nga Totajthuhet se nëse njoftimi i lartpërmendur nuk publikohet në një profil të caktuar, atëherë përdoruesi lejon shfrytëzimin e të dhënave personale, fotografive dhe elementeve të tjera.
Lexoni të plotë publikimin e tij:
Kujdes!
Sot, dt.04.10.2017 ka hy në fuqi Ligji i “facebookut”
Deklaroj se për përdorimin e të dhënave të mia personale dhe fotografit nevojitet pëlqimi nga unë (Konventa e Bernit). Secili që e lexon këtë mund të kopjoj këtë tekst dhe ta publikoj në faqen e vetë të FB-së. Ky tekst do ta vë nën mbrojtjen e Ligjit. E njoftoj administratën e FB-së se nga ky moment ndalohet publikimi, kopjimi dhe shpërndarja e të dhënave të mija personale apo huazimi i çfarë do qoftë aksioni tjetër kundër meje mbi baza te përmbajtjes dhe profilit tim në FB. Përmbajtja e këtij profile është nen shenjen e padukshme “ PRIVATE” dhe nuk guxon të shkelet. (UKC 1 1-308-1-103 dhe Statusi i Romes). Te gjithë shfrytëzuesve të FB-së iu rekomandohet ta shpallin këtë njoftim në këtë formë ose te plotësuar me detaje të reja qe kane të bëjnë me keqpërdorime të mundshme të të dhënave nga profile i FB-së dhe komunikimet private që kane te bëjnë me FB- komunikimin. Rekomandohet që njoftimi të jepet në këtë forme. Nëse njoftimin nuk e publikoni në murin tuaj, do te konsiderohet se heshtas keni lejuar të shfrytëzohen të dhënat tuaja personal, biografia, fotografitë dhe elementet tjera nga profile i juaj përfshire edhe dërgimin e viruseve ne emrin tuaj.
Me respekt,
Shaqir Totaj












