Kandidati i AAK’së në Suharekë: Ky është koalicioni me të cilin do të fitojmë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nuk do të bëj koalicion me ndonjërën prej partive politike para balotazhit të 19 nëntorit. Ai ka deklaruar për lajmi.net se koalicioni i vetëm do të jetë me qytetarët e Suharekës, pa dallim partie politike. “Me thënë të drejtën për koalicione […]
Ai ka deklaruar për lajmi.net se koalicioni i vetëm do të jetë me qytetarët e Suharekës, pa dallim partie politike.
“Me thënë të drejtën për koalicione nuk ka asgjë, kam vendosur të bëj koalicion me qytetarin.Jemi partia e parë kemi përafërsisht dy mijë vota më shumë se Lidhja Demokratike. Në këtë rast shkojmë në garë vetëm me qytetarët e komunës së Therandës pa dallim partie politike. Ndryshimi u pa me 22 tetor, dhe besoj që ndryshime shumë të mëdha do të ketë edhe me 19 nëntor”, deklaroi Muharremaj për lajmin.
Bindjen e tij se do të jetë kryetar i Suharekës, nuk do ta zbehin as koalicionet e kundërkandidatit të tij nga LDK-ja, Sali Asllanaj.
Muharremaj ka thënë se do të fitojë bindshëm edhe më 19 nëntor, pa marrë parasysh koalicioneve që mund t’i bëj kryetari aktual i Suharekës.
“Jo që unë dua ta mposht, por qytetarët janë të interesuar për ndryshime. Çdo herë kush garon ka dëshirë me fitu, por këtë herë është një klimë krejt ndryshe, klimë për ndryshime dhe kjo na ka mundësuar me qenë të parët. Do të fitojmë bindshëm me 19 nëntor”, përfundoi Bali Muharremaj për lajmi.net
Në zgjedhjet e së dielës, në Suharekë i pari ka dalur pikërisht kandidati i AAK-së.
Bali Muharremaj ka fituar 39.82% apo 11 mijë e 270 vota, duke lënë prapa Sali Asllanajn e LDK-së me 34.25% apo 9 mijë e 692 vota.
Balotazh zhvillohet më 19 nëntor.












