Kandidati i AAK-së bëri fushatë me numër të gabuar

Kandidati i AAK-së bëri fushatë me numër të gabuar

Kandidati i AAK-së për asamblenë komunale të Skenderajt, Dritan Syla, është befasuar kur i kanë treguar se është në numrin 18 në listën e kandidatëve për asambleistë të kësaj partie. Gjatë gjithë fushatës, ai u ka treguar votuesve se numri i tij në listë është 19. Madje me numrin 19 ai ka përgatitur edhe posterët […]

Kandidati i AAK-së për asamblenë komunale të Skenderajt, Dritan Syla, është befasuar kur i kanë treguar se është në numrin 18 në listën e kandidatëve për asambleistë të kësaj partie.

Gjatë gjithë fushatës, ai u ka treguar votuesve se numri i tij në listë është 19.

Madje me numrin 19 ai ka përgatitur edhe posterët që i ka vendosur nëpër qytet.

“Njerëzit të cilët kanë vendosur të më votojnë mua, votojnë në numrin 19 mirëpo në listën zyrtare të KQZ-së të kandidatëve për asamble unë figuroj në numër 18. Kjo për shkak të keqkuptimeve apo gabimeve të KQZ-së”, tha Dritan Syla për KALLXO.com.

KALLXO.com e ka kontrolluar listën e kandidatëve të KQZ-së, në të cilën Syla në listën fillestare figuron në numrin 19, ndërsa në listën përfundimtare numri i tij ndryshon në 18.

Qazim Xani, kryetar i degës së AAK-së në Skenderaj dhe shef i shtabit zgjedhor në këtë komunë e pranon se listat e kandidatëve të kësaj partie kanë ndryshuar.

“Ne në fillim jemi certifikuar 22 kandidatë dhe kjo ka qenë lista e certifikimit ndërsa në broshurat e kandidatëve renditja e kandidatëve ka ndryshuar sepse ne listë nuk po figuron Agron Hajra me numër 7 dhe te gjithë numrat nga numri 7 kanë ndryshuar për nga një numër dhe si e tillë ne sot e kemi listën me 21 kandidatë dhe jo 22 si në fillim”, tha Xani.

Në listën fillestare të certifikuar nga KQZ-ja janë 22 kandidatë për Asamble. Mirëpo, në broshurën që KQZ-ja e ka shpërnda me vonë dhe që aktualisht është nëpër vendvotime janë vetëm 21 kandidatë. Numri 7 që ka qenë i certifikuar, Agron Hajra më nuk është në listën e kandidatëve. KQZ-ja i ka lëvizur për një numër të gjitha kandidatët nga numri 8 deri në numrin 22, kjo ka ndikuar që 14 kandidatëve ju është ndryshuar numri. Një hulumtim i KALLXO.com nëpër profilet e kandidatëve zbulon se ata nuk kanë qenë në dijeni për këtë ndryshim që e ka bërë KQZ-ja. Driton Syla ka bërë fushatë për të votuar numrin 19, mirëpo në KQZ e ka numrin 18. Njëjtë edhe Hajzer Ahmeti ka bërë fushatë për numër 20, ndërsa në broshurë ka numrin 19.

Edhe Imer Koca ka bërë fushatë për të votuar atë në numër 13, por në fakt në broshurë figuron me numër 12.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?