Kancelarja Merkel flet për vështirësitë në formimin e qeverisë

Kancelarja Merkel flet për vështirësitë në formimin e qeverisë

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka pohuar vështirësitë në procesin e formimit të qeverisë së re. Të shtunën ajo foli para rinisë konservatore, ku tha se përballja e vërtetë për formimin e qeverisë pritet të dielën. Merkel shpalli ndërkohë zyrtarisht bisedimet për koalicion me Të Gjelbrit e liberalët. Për herë të parë pas humbjeve të […]

Të shtunën ajo foli para rinisë konservatore, ku tha se përballja e vërtetë për formimin e qeverisë pritet të dielën. Merkel shpalli ndërkohë zyrtarisht bisedimet për koalicion me Të Gjelbrit e liberalët. Për herë të parë pas humbjeve të ndjeshme të unionit konservator, CDU/CSU në zgjedhjet e Bundestagut më 24 Shtator, kancelarja gjermane, Angela Merkel doli para një publiku të gjerë partiak. Pas humbjeve të unionit, kreu i Unionit të të Rinjve konservatorë për Bavarinë, Hans Reichhart kërkoi në takim ndërrim të plotë të kursit të kancelares Merkel.

Sipas tij partitë e unionit pësuan “një dështim të madh”. Ne jemi për të djathtën dhe qendrën, “por nuk duam të jemi të hapur nga të gjitha anët”, theksoi Reichhart në konferencën e unionit rinor. Ndërkohë kancelarja Merkel ka shpallur zyrtarisht bisedimet për krijimin e koalicionit të njohur si “Xhamajka”.

Në takimin e unionit të të rinjve, ajo tha edhe se një koalicion të mundshëm mes liberalëve dhe Të Gjelbërve do ta vendosë një kongres i partisë, CDU. Me këtë Merkel pranoi kërkesën e unionit rinor që kërkon votën e partisë për koalicion. Në Drezden Merkel tha, se nuk ka alternativë tjetër, “pasi është e qartë, që SPD-ja për një kohë të caktuar në nivel federal nuk është më e aftë për qeverisje.”. Organizata rinore e CDU-së dhe CSU-së ka kërkuar para konferencës tre ditore, mprehjen e profilit konservator dhe ndërrime personeli pas humbjeve në zgjedhje. Kreu i Unionit të të Rinjve, Paul Ziemiak u shpreh të premten në mbrëmje, se CDU dhe CSU duhet të sheshojnë shpejt diferencat mes tyre mbi kufirin maksimal të refugjatëve, me qëllim që në fillim të javës së ardhshme të fillojnë bisedimet për krijimin e koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?