Kadri Veseli e Lumir Abdixhiku përplasen keq për veteranët: Ti je rrenc, unë jap dorëheqje nëse …

Kadri Veseli e Lumir Abdixhiku përplasen keq për veteranët: Ti je rrenc, unë jap dorëheqje nëse …

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku janë përplasur në Kuvend për listat e veteranëve, shkruan Periskopi. Ishte deputeti i LDK’së i cili tha se nga listat e veteranëve duhet të largohen mashtruesit, meqë Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë, por 17 mijë. Më pas i reagoi kryetari […]

Ishte deputeti i LDK’së i cili tha se nga listat e veteranëve duhet të largohen mashtruesit, meqë Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë, por 17 mijë.

Më pas i reagoi kryetari i Kuvendit i cili kërkoi nga ai që të flas në mënyrë konkrete se kush i ka fryrë listat dhe ka bërë manipulime.

I menjëhershëm ishte reagimi i Abdixhikut i cili ia drejtoi gishtin kryetarin e Kuvendit, si një prej ‘shefave’ që ka fryrë listat.

“Kadri Veseli, Hashim Thaçi e komandantët e tyre kanë fryrë listat. Ju po prisni prej meje me ju tregu se kush a. Qe kush i ka fry listat”, tha deputeti i cili drejtoi gishtin tek Veseli.

Më pas Veseli i reagoi Abdixhikut, të cilit i tha se e ke urryer dhe e urren edhe sot UÇK’në.

“Si poezi je tu i formulu. Duhesh me pas kujdes, me fol në mënyrë konkrete. Merndova që po jep naj kontribut e jo me manipulu. Shëndetësia u udhëheq nga partia në të cilën je ti. Nuk mundesh me ndërlidh shëndetësisë me veteranët. Mundesh me fy sa të dush edhe të gjithë fatkeqësinë e Kosovës me gjet te gjaku i luftëtarëve. Cilin veteran e ka fut Kadri Veseli, a ka ndonjë anëtar të familjes, ndonjë shok që është në listë. Ti e ke urrejt UÇK’në, e urren edhe sot o Lumir. Si po të ec puna me pazare andej. Fol pa inate. E dina që lista janë fryrë shumë. Partia juaj i ka shti qindra persona”, i tha Veseli.

Sërish reagoi Abdixhiku, i cili i tha Veselit se do të mbahet mend fillimisht si shef i SHIK’ut, e më pas si dikush që e ka pru PDK’në nga një parti e madhe në një grusht deputetë.

“S’po guxojnë me të thanë, po krejt po keshin. Ti po don me falimentu Kosovën”, tha ai.

Më pas Veseli e quajti atë ‘rrenc’ dhe i tha se do të japë dorëheqje nëse pas luftës dikush nga SHIK, organizata të cilën e ka drejtuar është dënuar.

Abdixhiku sërish i reagoi the e pyeti Veselin se tek cili prokuror t’i dërgojë dëshmitë e emrat e veteranëve që janë në lista.

“Tek prokurorët që ju i keni emëruar përmes aferës Pronto a”, i th Abdixhiku Veselit./Periskopi  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?