Kadri Veseli e lë të hapur mundësinë për ta mbështetur Shpend Ahmetin në balotazh

“Nuk përjashtojmë askënd. Unë nuk jam përjashtues në politikë. Mundohem të kem partneritet me të gjithë”, thotë Veseli në lidhje me mbështetjen e mundshme të ndonjërit prej kandidatëve në Prishtinë. Kadri Veseli nuk e përjashton mundësinë që ta mbështesë Shpend Ahmetin Për Kadri Veselin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, rezultati i 22 tetorit ishte […]

“Nuk përjashtojmë askënd. Unë nuk jam përjashtues në politikë. Mundohem të kem partneritet me të gjithë”, thotë Veseli në lidhje me mbështetjen e mundshme të ndonjërit prej kandidatëve në Prishtinë.

Kadri Veseli nuk e përjashton mundësinë që ta mbështesë Shpend Ahmetin

Për Kadri Veselin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, rezultati i 22 tetorit ishte shumë pozitiv për

“E kemi pritur këtë sukses dhe është një sukses i mirë. Aktualisht jemi fuqishëm në shumicën e komunave, duke garuar për vend të parë. Në të njëjtën kohë mund ta konsideroj se jemi fitues nga këto zgjedhje, duke pasur parasysh që kemi kaluar një proces zgjedhor kombëtar, që s’ka qenë më i miri më 11 qershor. Tani kemi një rikthim shumë pozitiv”, thotë Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, për Top Channel.

Veseli shprehet i bindur në fitimin e 10 komunave në të cilat është në balotazh, ndërsa pranon edhe dështimin në Prishtinë. Por, kreu i PDK-së shprehet i rezervuar se cilin kandidat do të mbështesë në balotazhin e Prishtinës, mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.

“PDK-ja do të ndihmojë vetveten në Prishtinë. Me këtë rezultat na kanë ikur rreth 30 mijë vota. Jemi me një rezultat jo siç e kemi dëshiruar në Prishtinë. Kjo është garë elektorale, kemi respekt për të gjithë, por do të shikohen çështjet e interesit partiak që ne kemi tani si parti”, shton më tej Veseli.

“Nuk përjashtojmë askënd. Unë nuk jam përjashtues në politikë. Mundohem të kem partneritet me të gjithë”, thotë Veseli në lidhje me mbështetjen e mundshme të ndonjërit prej kandidatëve në Prishtinë.

Për sa i përket ndikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 22 tetorit në koalicionin qeverisës, Veseli shprehet i bindur.

“Do ta forcojë më shumë. Aktualisht partnerët e koalicionit i kemi diku rreth 50% të elektoratit shqiptar. Kemi fituar dikur rreth 320 mijë vota së bashku PDK, AAK edhe NISMA”, deklaron Veseli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?